Forca të shumta policie dhe masa të rrepta sigurie janë marrë nga ana e Policisë së Shtetit në kuadër të vizitës së kancelares gjermane në Tiranë Angela Merkel.
Mësohet se janë rreth 1000 forca policie të cilët ndodhen në terren për të bërë të mundur mbarëvajtjen dhe parandalimin e një incidenti të mundshëm gjatë kësaj vizite. Por jo vetëm kaq, pasi krahas oficerëve të policisë në terren, si pjesë e planit të masave do të jenë edhe helikopterët si dhe qentë anti-eksploziv.
Në terren ka zbritur edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Masat e marra të sigurisë janë thuajse të njëjta me atë të vizitës së Aleksandër Vuçiç dhe Papa Françeskut.