• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i Komisisë Letrare Shqipe përkujtohet me ekspozitë

by Aalison Pearse Stevens
01/09/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 100-vjetorin e mbledhjes së parë të Komisisë Letrare Shqipe, pikërisht më 1 shtator 1916, në hollin e Bibliotekës Kombëtare çelet një ekspozitë dokumentuese në shenjë nderimi për kontributin e gjuhëtarëve shqiptare dhe albanologëve më në zë të epokës, të cilët me punën dhe dijen e tyre hodhën themelet e sistemimit të gjuhës shqipe tashmë si gjuhë mbarëkombëtare e letrare.

Edhe më simbolik bëhet ky përkujtim në BKSH, teksa theksojmë faktin se pikërisht fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe shërbeu si bërthamë për krijimin e fondit të vetë Bibliotekës Kombëtare.

Sot, e gjendur në një stad tjetër të rrugëtimit të saj, BKSH, në shenjë nderimi, dixhiton dhe publikon në ëebsite-n e vet, ëëë.bksh.al, botimin e mirënjohur të vetë “Komisisë”: “Parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës së shkruese”, e lexueshme dhe e shkarkueshme falas për të gjithë.

E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit.

Në të morën pjesë intelektualë, studiues e atdhetarë të nderuar si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Sotir Peci, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda, Ambroz Marlaskaj, Ndue Paluca, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi, Luigj Naraçi, Josif Haxhimima, dhe albanologët e shquar Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtigal.

Ekspozita, veç botimeve të vetë Komisisë, njoftimeve zyrtare të themelimit por edhe të vendimmarrjes së saj të rëndësishme për fatet e gjuhës zyrtare e letrare shqipe, paraqet edhe studimet më të rëndësishme sot kushtuar asaj, ndër të cilat: studimin e Prof. Tomor Osmanit “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916–1918)”; aktet e konferencës “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër”, si dhe studimin e studiuesit kosovar Sh. Krasniqi. (b.an)

Next Post
Raporti: 59 mijë të internuar e mbi 6 mijë të vrarë nga regjimi komunist

Raporti: 59 mijë të internuar e mbi 6 mijë të vrarë nga regjimi komunist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In