• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Peleshi: Kemi vetëm një destinacion, vlerat euro-atlantike

by Java News
16/05/2022 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i pranishëm ishte edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë vendit tonë në arritjet e mëdha veçanërisht për anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke e vendosur fjalën e tij në konteksin e situatës së krijuar në Ukrainë, Ministri i Mbrojtjes u shpreh se “ky 100 vjetor është një gur tjetër kilometrik shumë i rëndësishëm për të dy palët, në mënyrë të veçantë në një kohë kur themelet e sigurisë dhe të paqes në botë janë vënë në provë të vështirë për shkak të agresionit të egër dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj popullit të pafajshëm të Ukrainës“.

“Në këtë 100 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria janë më afër se kurrë. Padyshim që ndihemi shumë krenarë që përfaqësohemi me dinjitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si “bashkëpenëmbajtës” me vendin më të fuqishëm të globit. Me vendin që për asnjë çast nuk reshti së mbrojturi interesin tonë kombëtar edhe në ditët më të errëta të historisë së shqiptarëve. Ndihemi krenarë dhe mirënjohës për vlerësimin që Shqipëria merr si një promovuese e palodhur e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përherë të brishtë ndaj influencave që tentojnë të përdorin etninë dhe fenë si element përçarës dhe destabilizues. Ne jemi të qartë dhe të hapur në qëndrimet tona dhe diplomacinë që promovojmë në rajon. Ballkani Perëndimor ka vetëm një destinacion: Bashkimin Europian dhe vlerat euro-atlantike! E natyrisht, në këtë rrugë, inkurajues të palodhur kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, theksoi gjatë fjalës së tij, z.Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes garantoi se Shqipëria do të punojë bashkë me aleatin strategjik në mënyrë që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së të gjithë shqiptarëve. Po ashtu, ministri Peleshi garantoi se Shqipëria do të jetë gati të përmbushë detyrimet që i takojnë si vend anëatër i NATO-s në çdo kohë, në çdo vendim që merret për të garantuar jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke vijuar edhe angazhimin në misionet jashtë vendit si në: Irak, Afganistan, Detin Egje, Bosnje, Kosovë, Letoni, Sudan i Jugut, etj.
Next Post
EMRAT/ Kamioni që punonin u rrëzua. Kush janë dy djemtë e rinj që humbën jetën

EMRAT/ Kamioni që punonin u rrëzua. Kush janë dy djemtë e rinj që humbën jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In