• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

100 vjet Verdun: Lufta në luftë

by Aalison Pearse Stevens
28/05/2016 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verduni është kthyer në simbol të Luftës së Parë Botërore. Ishte një beteje e pakuptimtë 300 ditëshe njerëzore dhe materiale, pa fitues. Një masakër e madhe, por jo fitim terreni për të dyja ushtritë.

Është mëngjes herët kur nis të buçasë zjarri i artilerisë. Nga 100 gryka të të gjitha kalibrave shtijnë gjermanët. Nëntë orë të pafundme pa ndërprerje.

Një gjë të tillë bota nuk e kishte përjetuar ende. 200 kilometra më tutje mund t’i dëgjosh topat e Verdunit. “Breshëri çeliku” e quan shkrimtari Ernst Jünger atë që ndodh.

21 shkurti 1916, fillimi i sulmit të quajtur nga gjermanët “Operacioni gjyq”, nuk është ditë normale lufte. Në kontinent ka një vit e gjysmë që po luftohet, por vetëm beteja e Verdunit kthehet në simbol të Luftës së Parë Botërore.

Vetëm këtu e humbën jetën 162.000 francezë dhe 143.000 gjermanë. 500 të vrarë çdo ditë në anën gjermane, tek francezët madje edhe më shumë.

Më e pakta e tyre ra në kuptimin klasik ushtarak të fjalës. Ushtarët u copëtuan, u hodhën në erë, u kthyen në pluhur nga dhuna e armëve. Për kuptimin e kësaj ofensive gjermane vritet mendja edhe sot.

Një shpjegim e ofron Erich von Falkenhayn, komandanti i përgjithshëm gjerman. Verduni kishte qenë sipas tij një “pompë gjaku”.

Pse Verduni

Debati se pse u ndërmor e gjitha këtu, në terrenin kodrinor përgjatë lumit Maas, i cili bën një kthesë te Verduni, nuk ka marrë fund deri sot.

Thuajse të gjithë ekspertët ushtarakë dhe historianët janë të të njëjtit mendim, se edhe po ta kishin pushtuar gjermanët, Verduni nuk do të kishte qenë pikë fillestare e mirë për depërtime më të thella në drejtim të Parisit (250 km larg).

Në fakt Erich von Falkenhayn nuk donte të shënonte as një kthesë, as synonte një betejë të gjerë. Ai donte me plotëkuptimin e fjalës t’u mbaronte francezëve të gjithë gjakun që kishin në damarë. “Përgjakje deri në të bardhë”, e quajti këtë gjenerali gjerman.

Një llogari cinike, sepse për francezët, Verduni ishte më shumë se një pikë strategjike ushtarake. Qyteti i Lorenës/Lotringenit “ishte simboli i kundërshtisë gjermano-franceze”, shprehet historiani Herfried Münkler. Këtu u nda në shekullin e 9-të Perandoria Karolingase, fillimisht në tri pjesë, përpara se të krijoheshin prej saj në fund të Mesjetës Perandoria Franke e Perëndimit dhe e Lindjes.

Masakër e madhe, por jo fitim terreni

Por Philippe Petain, mbrojtësi i Verdunit, e pati kuptuar planin e von Falkenhaynit. Synimit të gjermanëve, për t’i konsumuar plotësisht francezët në Verdun, gjenerali u vuri përballë një taktikë të zgjuar.

Ai e lidhi me plotëkuptimin e fjalës gjithë kombin në betejën në Lindje të Francës. Më shumë se 70 përqind e ushtarëve francezë u dërguan me urdhër të paktën një herë për tetë deri dhjetë ditë në llogoret e Verdunit. Me këtë parim rotacioni, ai arriti një lëvizje shahu me pasoja: gati çdo familje në Francë ishte e pranishme në dhe pranë Verdunit.

Fuqia e zjarrit e kësaj lufte industriale të praktikuar këtu për herë të parë është e papërfytyrueshme edhe kur hedh vështrimin pas. Në më pak se 30 kilometra katrorë u shpërthyen më shumë se dhjetë milionë predha, me një peshë prej 1,35 milionë tonë, kanë përllogaritur ushtarakët.

Zhurma e papërfytyrueshme i shurdhoi shumë ushtarë. Në vuajtjet e papërshkrueshme të ushtarëve bën pjesë edhe kundërmimi i keq që nuk mund të shprehet me fjalë. Për dekada të tëra gjithë zona ishte e helmuar nga lëndët luftarake të përdorura. Në një luftë që nuk i solli asnjërës nga të dy ushtritë në asnjë kohë më shumë se katër kilometra përfitim në terren.

Që prej korrikut 1916, pas dështimit të ofensivave të vogla gjermane, gjenerali von Falkenhayn dha urdhër për të kaluar në “defensivë të rreptë”. Prej kohësh trupat gjermane nevojiteshin në vende të tjera, para së gjithash në frontin e Somme-së.

Në tetor francezët avancuan dhe pushtuan deri në dhjetor të gjitha zonat e humbura. Ky sukses në dukje i francezëve, në të vërtetë ishte një pat ushtarak, me çmimin e një katastrofe të pashembullt njerëzore dhe fillimi i një kulti të përkujtimit, që shtrihet deri sot, përgatiti DW. (b.an)

Next Post

Asambleja e NATO-s/ Përfaqësuesi francez: Të rriten shpenzimet për mbrojtjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In