• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

100-vjeçari britanik rrëfen pikën e kthesës në Luftën e Dytë Botërore

by A R
04/06/2024 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është ajo për të cilën ne luftuam. 80 vite më vonë, John Roberts, 100 vjeç, nuk ka harruar asgjë nga momenti kur pa bregdetin francez, në agimin e 6 qershorit 1944.

Në një intervistë britaniku evokon zbarkimin e aleatëve në Normandi në çdo detaj, nga raketat që ndriçonin qiellin, te predhat gjermane që ai dhe njësia e tij i shmangën.

Ai ishte 20 vjeç, një toger i rangut të dytë në bordin e destrojerit ”HMS Serapis”, përgjegjës për mbrojtjen e 25 anijeve minapastruese gjatë kalimit të La Mnashit, me një shpejtësi prej 6-7 nyje.

Rreth orës 06:00, ai pa më në fund bregdetin francez në distancë.

”Kur aleatët, përfshirë rreth 500 bombardues amerikanë, hodhën bombat e tyre, i gjithë plazhi u bë një masë flake”, përshkruan veterani.

Ai rilexoi një letër të shkruar për nënën e tij, tre ditë më vonë, ku thoshte se ishte “shumë zbavitëse”.

”Sapo kisha mbushur 20 vjeç, dhe në atë moshë, ju nuk jeni në dijeni të rrezikut”, thotë ai, si për të kërkuar falje.

”Ishte një pikë kthese. Askush nuk do të donte ta humbiste këtë moment”, shton ai.

Ai kujton besimin në atë kohë se lufta nuk mund të përsëritej.

“Në fund të Luftës së Parë Botërore dhe më pas të Luftës së Dytë Botërore, të gjithë thoshin faleminderit Zotit që mbaroi”, shton veterani.

Ai e konsideron luftën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në mbarë botën “shumë të trishtueshme”.

”Të gjithë ata që vdiqën, ndryshe nga unë që nuk u lëndova kurrë, nuk do t’i harroj kurrë”, thotë ai.

Roberti, i cili iu bashkua Marinës Mbretërore në moshën 13-vjeçare, festoi ditëlindjen e tij të 100-të në fillim të prillit dhe mori një dekoratë mirënjohjeje nga mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla.

Ai shërbeu deri në vitin 1978, pasi u bë admiral.

/a.r

Next Post
Himara pa kryetar bashkie, prefekti Tavo: I takon këshillit bashkiak të caktojë një nga…

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In