• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

by A R
21/05/2026 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa këtë të enjte, më 21 maj, pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare, një nga çështjet që do të hidhet për votim është kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Europiane e Investimeve dhe qeveria shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka folur për këtë projekt në një postim në rrjetet sociale, ku e konsideron si një nga nismat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe modernizimin urban të rajonit.

Sipas tij, programi përfaqëson një hap të madh drejt kthimit të Shkodrës në një qendër moderne europiane, me turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe me standarde bashkëkohore infrastrukturore.

“Ky program prej 100 milion eurosh përfaqeson një hap të madh përpara në vizionin tonë për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane europiane.

Pas një periudhe të gjatë përgatitore, nisur qe ne dhjetor 2023, dhe me një punë shumë profesionale, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, kemi arritur të ndërtojmë një paketë projektesh transformuese që do të ndryshojnë mënyrën si lëvizim, jetojmë dhe zhvillojmë ekonominë dhe turizmin në rajonin tonë”, shkruan Beci.

Ndër projektet kryesore që do të financohen janë:

–Transformimi i bulevardit kryesor të Shkodrës (Sheshi Demokracia-Rrethrrotullimi I bypass) në një korridor të gjelbër dhe multimodal, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat, transportin publik dhe gjelbërimin urban, duke lidhur qendrën historike të qytetit me parkun e ri në hyjre, liqenin dhe zonat rekreative.

–Përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë, me standarde moderne dhe anashkalim të qendrave të banuara, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me bregdetin dhe duke forcuar lidhjet rajonale drejt Shëngjinit dhe në perspektivë me Ulqinin.

–Modernizimi i transportit urban me 17 autobusë elektrikë, zgjerim të linjave në qytet dhe lidhje të dedikuara me Shirokën, Zogajn dhe Kalanë e Rozafës, si një alternativë moderne dhe e qëndrueshme ndaj përdorimit të automjeteve private.

–Krijimi i një rruge unike biçikletash prej mbi 80 kilometrash, që lidh liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Velipojën me qytetin dhe me itinerare të tjera drejt Alpeve dhe Nënshkodrës, duke krijuar një produkt të ri turistik dhe rekreativ për të gjithë rajonin.

–Zhvillimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës, ku muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike lidhen në një rrjet të integruar kulturor dhe turistik, duke e kthyer qytetin në një “muze të hapur” dhe duke forcuar identitetin kulturor të Shkodrës. Do të kemi muzeun e qytetit, muzeun dhe galerinë e arteve, dhe një muze histrik te Shtëpia e Oso Kukës të rinovuar duke  vënë sic duhet në pah trashengiminë tonë të pasur turistike.

–Investime të tjera në parkime publike për të përmirësuar organizimin urban, aksesin dhe menaxhimin e trafikut në qytet dhe zonat turistike.

Këto projekte sipas Becit, përfaqësojnë brezin e ri të investimeve strategjike për Shkodrën dhe do të kontribuojnë në “transformimin e qytetit tonë një qendër moderne europiane”.

Ai falenderon qeverinë Shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shkodrës si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar përgjatë gjithë kësaj periudhe për ta çuar përpara këtë vizion zhvillimi.

Next Post
VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In