• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“100 mijë në shesh”, nuk kanë qenë as në 1992

by Artur Ajazi
10/02/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha i shkruante dje Policisë së Shtetit se “në 11 Shkurt, do të derdhen në sheshe dhe bulevardet e Tiranës 80 ose 100 mijë njerëz, ndaj merrni masa”. Tek e dëgjova, menjëherë mëndja më shkoi tek mitingu i madh në sheshin “Skenderbej” me rastin e ardhjes së ish-Sekretarit SHBA zotit Bejker, ku edhe asokohe nuk kishte kurrë 100 mijë në shesh.

Asnjëherë Partia Demokratike, nuk ka mbledhur në bulevarde dhe sheshe 100 mijë njerëz. Asnjëherë nuk ka arritur të frymëzojë 100 mijë njerëz me programin, platformat e saj qeverisëse, asnjëherë nuk ka arritur të ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve. Edhe në 26 Marsin e 1992, pushtetin e fitoi nga mllefi dhe spontaniteti, apo nga dëshira e shqiptarëve “për të provuar ç’do të na sjellë kjo parti e re”. Dhe të gjithë e panë, shijuan  dhe provuan ç’solli Partia Demokratike sapo mori pushtetin e parë.

Piramida, hakmarrje politike dhe personale, e mbushi administratën me militantë të pashkolluar, shkatërroi institucionet, strukturat ushtarake dhe policore, shërbimet sekrete, nisi zhvatjen e madhe të pronave dhe pasurive publike. Të gjithë ne, e dimë se si ka qeverisur Partia Demokratike e Sali Berishës, 1992-1997, apo dhe 2005-2013. Një qeverisje dhe pushtet klanor, familjar, me një drejtësi të politizuar, të kapur dhe korruptuar, me një grup njerëzish që drejtonin nga lart-poshtë duke zhvatur dhe punësuar gjithë fisin duke shpenzuar miliona nga paratë e shtetit. Kjo dhe më keq akoma, ka qenë ajo çfarë la pas Berisha, kur iku me mbi 1 milion vota nga pushteti në 2013.

Iku dhe deklaroi se “humba përballë Edi Ramës dhe votës së shqiptarëve, ika dhe nuk ka kthim pas”. Por sot ai u rikthye dhe kërkon sërish pushtetin, kërkon sërish (pa u ndëshkuar ende nga ligji) votat e shqiptarëve, harton dhe zbaton skenarë ogurzi për “protesta dhe revolucione”, u bën presione institucioneve ligjzbatuese, shtetit, kryeministrit, ministrave, Parlamentit, ndërkombëtarëve. Ky është kulmi, kjo është e padëgjuar në asnjë vend anëtar i NATO-s  që aspiron të bëhet shumë shpejt anëtar i BE.

Ky njeri, edhe dje deklaroi se “do të mbledh në shesh 100 mijë vetë”, kur rekordin e ka patur me mbi 10 mijë apo ca më pak. Ne jemi  të gjithë dëshmitarë se si, në bulevardin e Tiranës, veç mbështetësve të paktë që i kanë mbetur Berishës, apo dhe ish-drejtorëve që kanë  vjedhur dhe zhvatur në kohën e tij, në shesh nuk ka patur të tjerë njerëz. Dhe megjithatë Berisha ngulmon, dhe e ka merak të mbledhë qoftë edhe njëherë të vetme në shesh 100 mijë vetë.

Ai nuk e pranon faktin se, vetëm Edi Rama e realizon atë dëshirë në mitingjet e tij, dhe kjo për arsyen e vetme sepse ka mbajtur  dhe po i mban premtimet, dhe nuk  abuzon me shifrat e mbështetësve të Partisë Socialiste. Doktor, 100 mijë nuk i ke patur, dhe nuk do ti kesh asnjëherë as anëtarë dhe as mbështetës të partisë tënde, përsa kohë në PD, seli, dhe zyrën tënde komandon vetëm ti, dhe të tjerët të binden si dele.

Next Post
“Kur të flini mbani te koka një bilbil dhe shishe uji”/ Profesori turk jep këshillat pas tërmeteve

"Kur të flini mbani te koka një bilbil dhe shishe uji"/ Profesori turk jep këshillat pas tërmeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

July 11, 2026
Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

July 11, 2026
Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

July 11, 2026
4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

July 11, 2026
Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

July 11, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump -Iranit: 1000 raketa gati për Teheranin nëse tentohet atentat ndaj meje

July 11, 2026
“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

July 11, 2026
Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In