• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“100 Euro për takim në shtëpinë time”, si i mashtruan adoleshentët 150 persona në Tiranë

by A R
11/10/2023 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç arritën që të mashtronin të paktën 150 persona në Tiranë duke përfituar rreth 30 mijë euro… Por cila ishte skema e tyre?

Sipas policisë, ata krijonin llogari me të dhëna false në rrjetet sociale. Hiqeshin si femra dhe premtonin favore seksuale në këmbim të parave. Shifrat ishin të ndryshme: 100 euro për një orë, 200 euro për të kaluar gjithë natën.

Të rinjtë kërkonin nga të interesuarit që fillimisht të kryenin pagesën në vende të caktuara prej tyre. Siç shihet edhe në rastin më poshtë, paratë i merrnin edhe nga dritarja e shtëpisë…

E pasi kishin marrë paratë, veprimi i radhës ishte të bllokonin profilin e atyre që kishin rënë pre e mashtrimit.

Fillimisht ata bënin postime të tilla:

“Kush është për takim nesër. DM”

“Kush është për takim tani. Tiranë”.

“Çin kam për takim tani për me nejt gjithë natën. Çmimi 200 Euro, rezervoni shpejt”.

“Çin kam për takim me nejt gjithë natën, 200 Euro”.

“Kush o për takime tek apartamenti im. Kaloni DM”.

“Takime, Tiranë. Kush do të rezervojë të më shkruajë në DM, shpejt të gjithë”.

Ndërsa këto janë disa prej bisedave të zbardhura nga policia.

Mashtruesi: Veç po i lashë gjysmë.

Klienti: Ok, po xhaja?

Mashtruesi: Zemër. Pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë. Si kuti djathtas?

Klienti: (Dërgon foto) Kjo?

Mashtruesi: Po. Leji aty dhe më ço foto…

Biseda I

Klienti: Mirëmbrëma. Sa e ke takimin për 1 orë?

Mashtruesi: 100.

Klienti: A ke shpi tënden a në hotel?

Mashtruesi: Kam shtëpinë time.

Biseda II

Mashtruesi: Po jam. Sa do rrish dhe sa vonon?

Klienti: Po deri nga ora 3.

Mashtruesi: I bie 200 Euro deri në 3.

Klienti: Tani për punën në orën 23:00.

Biseda III

Klienti: Po.

Mashtruesi: E shikon këtë derën ke hyrja.

Klienti: Ja një minutë. Po të trokas??

Mashtruesi: Jo. Ajo është dera shefes time. Leje pagesën dhe ngjitu lart kat 3 do të dal unë. Dhe ma ço me foto që e le pagesën t’ja konfirmoj menaxheres.

 

Skema e tyre u zbulua pas monitorimeve të autoriteteve policore që dalluan disa llogari me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

“Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik. Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. 

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/10/videoplayback.mp4

/a.r

Next Post
Media spanjolle, “A21”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve

Media spanjolle, “A21”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve

Comments 1

  1. mergim tari says:
    2 years ago

    Ne Kete rast I thone
    “JA LANË NGREHUR”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In