• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

100 emrat e parë të italianëve në ‘Panama Papers’, mes tyre edhe ish-kryeministra

by A R
08/04/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë sot në tregun italian numri i  përjavshëm i revistës “L’espresso” e cila mban eskluzivitetin e publikimit të të dhënave të arkivit të skandalit financiar “Panama Papers”.

“Ja 100 emrat e parë italianë” është titulli i kopertinës së revistës duke shtuar se janë sipërmarrës, sportistë, stilistë, menaxherë, financiarë, avokatë, mafiozë, starë të botës së kinemasë e të televizionit, e të gjithë me pasuri off-shore.

“Brenda 40 viteve Jorgen Mossack e Ramon Fonseca, shkruan”L’Espresso”, kanë administruar krijimin e miliona shoqërive, e sot që arkivi i tyre ka përfunduar në mediat e botës, një traumë e pafundme biznesesh sekrete, bëhet papritur e dukshme në sytë e të gjithëve.”

Janë rreth 800 italianë të lidhur me këtë skandal financiar, e rreth 800 dokumenta që adresojnë emrat e tyre.

“Nuk është e lehtë, shkruan “L’Espresso”, të orientohesh mes siglave, kontratave e emaileve në vite e vite operacione sekrete.”

 “The Bearer”

Por “L’Espresso” sot zbulon një tjetër fenomen të lidhur më skandalin “Panama Papers”.

Janë faqe e faqe dokumentash nën emërtimin “The Bearer”, që nënkupton se kapitali i shoqërisë është e bartësit të saj. Pra me shumë mundësi emri i pronarit të shoqërisë është i ruajtur në një tjetër arkiv i ndryshëm nga ai i që zotëron Konsorciumi i Gazetarëve Ndërkombëtar Invetigativ.

Ky fakt do të thotë se do të jetë e pamundur të bëhet lidhja mes shoqërisë off-shore e emrit të  pronarit të saj.
“800 italianët e lidhur me këtë skandal financiar, thekson “L’Espresso” janë emra me dokumentacion të qartë e të palidhur me termin “The Bearer”.

100 emrat e parë italianë të lidhur me skandalin “Panama Papers”

Përvec emrave të bërë publik orë më parë si Presidenti i  Shoqërisë Ajrore Alitalia, Luca Cordero di Montezemolo, stilisti Valentino e ortaku i tij TGibnacarlo Giammeti, prezantuesja televizive Barbara D’Urso, aktori Karlo Verdone, ish-piloti i Formula One, Jarno Trulli, pronari i klubit sportiv Thohir, etj, revista “L’Espresso” ka publikuar sot dhe emrin e ish- kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

File-t e arkivit të studios “Mossack Fonseca”tregojnë për një biznes të mëparshëm të Berluskonit me një shoqëri amerikane hollivudiane në blerjen e të drejtave televizive. Shoqëria amerikane “American Film Company” e krijuar më 1992 në British Vergine Islands i ka shitur të drejtat televizive të filmave “Showder Hunter” e “Amityville1992”, shoqërisë Principal Network e Berluskonit.
Gjithashtu në arkivin e “Mossack Fonseca” shfaqet korrespondenca e drejtuesve të FINIVEST, shoqëri e kompanisë “Silvio Berluscnbi Communications” me shoqërinë off-shore AFC American Film Compnay.
Sipas revistës L’Espresso” në arkivin e studios “Mossack Fonseca” shfaqet emri i sipërmarrësit të njohur të armëve Giovanni Fagioli, sipërmarrësi i petrlit Gian Angelo Petrucci, ish senatori i Forza Italia Nicoloa Girolamo, brokerat Carlo Focarelli e Marco Toseroni, financiaeri i njohur Simone Cimino, sipërmarrësit Stefano e Robetto
Ottaviano etj.

“Panama Papers”dhe mafia Italiane

Revista L’Espresso” zbulon sot se në arkivin e skandalit financiar të “Panama Papers” shfaqen dhe emra të lidhur me bosat e mafias italiane si Salvatore Riina e Bernardo Provenzano, apo  vëllezërit Filipo e Giuseppe Graviano.

Në dokumentat e “Panama Papers” shfaqen emra financierësh italianë të dënuar që aministrojnë paratë e Cosa Nostras me shoqëri off-shore në ishujt Seychels, Luksemburg etj.

I tillë shtë Vito Roberto Palazzolo, riciklues i parave të Cosa Nostras jashtë kufirit italian, i cili investonte miliona dollarë në shoqëri të huaja e duke i kthyer më pas në Siçili në para të thata në dorëzim të Riina e Provenzanos.

Next Post

Vetëvendosje hedh gaz edhe në ceremoninë e Thaçit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In