• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100 ditët e Lulit dhe 100 ditët e Napolonit!

by Alfred Peza
13/04/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Duke dashur të na tregojë se këtë radhë është përgatitur seriozisht për tu bërë Kryeministër, Lulzim Basha po e përdor simbolikën kohore më përfaqësuese të liderëve në fushatat elektorale, si një mundësi për të premtuar çfarë ti shkrepi në kokë. Në fjalorin e tij politik si në atë të shumë liderëve të tjerë botërorë, po bëhet gjithmonë e më e shpeshtë, përdorimi i asaj që njihet si “100 ditët e para”!

“100 ditët e mia të para nuk do ta ndalin koronavirusin. Nuk mund ta premtoj këtë. Nuk do të dalim shpejt. Por, synimi im është që në 100 ditët e para të udhëheqjes sime, të kemi bërë 100 miliona vaksina”. Ky ishte një premtim që kandidati për President i SHBA Joe Biden, e bëri në fushatën e tij elektorale, nëse do hynte në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij viti.

Pasi zëvendësoi Donald Trump në Zyrën Ovale, nën udhëheqjen e Biden, SHBA ia doli që të realizojë premtimin e tij për vaksinimin masiv të popullsisë me 100 milionë vaksina, në vetëm 58 ditë. Ndërkohë që është duke punuar me ritme më të larta pas kësaj, për ta përfunduar sa më parë këtë proces në mënyrë që ta hapi vendin dhe të rikthejë normalitetin në jetën e amerikanëve.

Edhe Lulzim Basha nën këtë shembull, ka shpalosur këto ditë premtimet e tij, për 100 ditët e para si Kryeministër pas 25 prillit. I pyetur se çfarë do të bëjë ai nëse do të ulet një ditë në poltronin e sotëm të Edi Ramës, kandidati i opozitës premtoi:

  1. Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE brenda 100 ditëve është zotimi im.
  2. Do ndaj njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi e do marë fund praktika e ekonomisë kriminale.
  3. Taksa e sheshtë 9% do të rrisë paratë në xhepat e shqiptarëve.
  4. Do japim 100 milionë euro subvensione për bujqësinë, që në muajin e parë.

Ka edhe të tjera, të cilat Lulzim Basha as vetë nuk i mban mend më, se çfarë ka premtuar për të realizuar brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij. Por le të mbetemi këtu, e për të parë që tani, se asnjëra prej tyre nuk është e realizueshme praktikisht.

Negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë hapur tashmë dhe kushtet janë plotësuar, por pas zgjedhjeve, pritet mbledhja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të përcaktojë kalendarin konkret të rrugëtimit tonë zyrtar drejt Brukselit. E këtë nuk e ka në dorë as Lulzim Basha, as Ilir Meta dhe as Edi Rama, por vendet anëtare të Unionit.

E vetmja gjë që ka në dorë shefi i opozitës, është që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të punojë bashkarisht me liderët e tjerë më të rëndësishëm të vendit, për tu paraqitur përballë BE të bashkuar, në përmbushje të aspiratës së kahershme të shqiptarëve. “Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”,- Sali Berisha e ka premtuar këtë 30 vjet më parë dhe nuk i mbetet Lulzim Bashës që ta bëjë me shkopin e tij magjik për 3 muajt e ardhshme.

Mjafton të shohësh sa realist është ky premtim, për të kuptuar më mirë, edhe vërtetësinë e premtimeve të tjera të Lulzim Bashës. Të cilat edhe sikur ai të fitojë, edhe sikur të ketë vullnet të paepur për ti vënë në jetë, ato duan kohën e tyre fizike për tu realizuar. Mjafton të themi se buxheti për këtë vit është miratuar e se Parlamenti i ri dhe qeveria e re do të betohen në shtator, për të kuptuar se përse pas 100 ditësh nga 25 prilli, Lulzim Basha nuk bën dot asgjë.

E vetmja gjë që di të bëjë kryetari i PD, është ajo që Ilir Meta ka thënë për të, se di të gënjejë edhe kur e pyet për orën e jo më për 100 ditët e para të qeverisjes së tij imagjinare. E shumta që po mundohet të bëjë Lulzim Basha, është të kopjojë Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë botërorë, të cilët nën shembullin e 100 ditëve të Napolonit, bëjnë premtime me simbolika të forta, si për të treguar ritmin dhe fokusin për punët nën qeverisjen e tyre.

Njëqind ditët e Napolonit shënojnë periudhën ndërmjet kthimit të tij si Perandor nga ishulli i Elbës në Paris më 20 mars 1815 dhe rikthimin e Mbretit Louis XVIII më 8 korrik 1815 (saktësisht; 111 ditë). Por Lulzim Basha nuk është as Napoloni, as Louisi XVIII dhe sigurisht, as Joe Biden. Ndaj, e shumta që mund të sugjestionojë me premtimet e tij për 100 ditët e para, është propaganda e tij.

Next Post
Nuk ndalen protestat e dhunshme në SHBA / Policja ngatërroi elektroshokun me pistoletën…

Nuk ndalen protestat e dhunshme në SHBA / Policja ngatërroi elektroshokun me pistoletën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com