• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100 ditë rrotull tepsisë!

by Mero Baze
07/01/2018 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

100 ditëshi i parë i qeverisë duket se është marrë peng nga reforma e thellë strukturore që kryeministri Edi Rama i bëri kabinetit të tij të dytë. Ndryshimi drastik i strukturës së qeverisë, bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive, krijimi i superministrive dhe një sërë strukturash poshtë tyre, janë ende një proces që nuk ka zënë vend.

Ndryshimet nuk janë argumentuar kurrë në mënyrë politike, por nga të gjithë është marrë e mirëqenë ideja, se ka dashur të shmangë nga drejtimi i punëve shumë ish- zyrtarë të LSI, që mbajnë poste kyçe.

Dhe kjo duket se po jep koston e saj. Shumica e drejtorive të rëndësishme në ministri janë ende të paplotësuara apo jo funksionale për këtë shkak, ndërsa përplasjet që ka ligji i shërbimit civil me strukturën e re, e rrisin edhe më shumë shkallën e vështirësisë.

Praktikisht qeveria ka humbur shumë kohë dhe energji për këtë strukturim të ri, aq sa prej prillit të vitit të shkuar, shteti duket se vazhdon të qeveriset për inerci, por nuk ka asnjë impuls të ri, por vetëm fushata qeverisëse siç po duket në horizont fushata për ujin e pijshëm.

Ndryshe nga mandati i parë, ku në gjashtë muajt e parë ishin hedhur hapat e disa reformave të thella që u realizuan, siç ishte ajo territoriale, e pensioneve, e arsimit dhe ajo në shëndetësi, në këtë mandat ndjehet ngërçi që ka administrata për të zënë vendin e saj të punës dhe për të vazhduar më tej.

Edhe vetë brenda transformimit të administratës ka probleme të forta politike dhe konceptuale. Edi Rama është partizan i idesë së mbajtjes larg të njerëzve militantë të Partisë Socialiste nga “tepsia” e pushtetit, dhe në parim nuk e ka keq, por ata që po përfitojnë në shumë raste, nuk janë as specialistë dhe as socialistë, por njerëz që përdorin çarjen që ekziston mes parimeve që shet Edi Rama dhe ata që shesin vende pune.

Dhe gjithë ngërçi preket lehtë, tek aktet nënligjore dhe produkti që po jep administrata. Me këto ndryshime të forta që janë bërë në administratë, lista e ligjeve dhe akteve nënligjore për ndryshim, duhet të kishte mbytur parlamentin e Shqipërisë dhe mbledhjet e qeverisë, por në fakt, nëse shikon shifrat, duket sikur qeveria nuk ka asnjë hall dhe parlamenti asnjë punë. Disa nga reformat e mëdha të qeverisë, veçanërisht ajo në arsim, akoma nuk është kompletuar me akte nënligjore, projekti i madh i PPP, që filloi me “Rrugën e Arbrit”, ende nuk ka dhënë produktin e parë, d.m.th nuk është lidhur kontrata e parë, ndërkohë që nuk ka akoma një plan publik për prioritetet e projekteve të tjera.

Fushatat si kjo e ujit, ajo e dritave, apo e thertoreve dhe bulmetit, janë aksione që përdorin forcën e shtetit dhe forcojnë disiplinën, por nuk janë efekte që vijnë nga qeverisja efiçente, por fushata që duan të ngulisin rregulla të duhura përmes represionit.

Puna e vërtetë e qeverisë është ajo kur qeveria e “kap lepurin me qere”, përmes një strukturimi efiçent afatgjat, që prodhon ligje dhe rregulla të zbatueshme. Dhe kur në qeveri nuk shkojnë shkresa për firmë, apo në parlament nuk shkojnë ligje për t’u miratuar, është tregues se administrata është në ngërç dhe akoma nuk ka filluar punë.

Një palë që presin të ikin ngaqë kanë dëgjuar se do iki tepsia, dhe një palë që presin të ulen në karrige se mendojnë se është e tyre tepsia, në fakt ka prodhuar këto 100 ditët e para një administratë që i vjen rrotull tepsisë, as duke e ngrënë, as duke e lënë, por thjesht duke e parë.

Next Post
Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

100 ditët e Ramës dhe betejat reale që priten më pas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

June 27, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

June 27, 2026
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

June 27, 2026
Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

June 27, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Lamallari: Nuk përjashtohen shpallje të reja “non grata” për kërcënim të sigurisë kombëtare

June 27, 2026
Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë

June 27, 2026
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi përjashtohet nga uniformat blu

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi përjashtohet nga uniformat blu

June 27, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Kur protesta fillon të shkruajë program

June 27, 2026
Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

June 27, 2026
Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In