• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 vjet Shqipëri-Kosovë\ Të varfër por protagonistë patetikë

by Ben Andoni
14/01/2024 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Më 14 Janar bëhen plot 10 vite nga takimi i parë mes dy qeverive respektive të Shqipërisë dhe Kosovës. E ngriti siparin takimin Qeveria Thaçi-3 dhe Rama-1 dhe në verën e këtij viti në Prizren duhet të ishte edhe Kurti-2 me Ramën-3. Në një konstatim të përgjithshëm, marrëveshjet janë më shumë patriotike sesa kanë sjellë mirëqenien për qytetarët e dy vendeve tona. Slogani: “Dy shtete, një komb” ka shërbyer më shumë për propagandë patriotike sesa i shkoi qëllimit, me të cilin u iniciuan realisht këto mbledhje. Gati 184 marrëveshje të nënshkruara, por vetëm 58 janë arritur ndërmjet dy republikave tona ose thënë ndryshe, gati 1/3 e tyre. Lajmi më i bukur këto ditë ka qenë hekurudha Shqipëri-Kosovë, rreth 130 km, e cila pritet të nisë punimet në vitin 2024. Por këto marrëveshje të llogaritura që do të na sillnin shumë më afër nuk shkuan aty ku pritej. Rezultatet janë jo thjesht zhgënjyese por edhe tregojnë deri diku se shqiptarët e dy anëve te kufirit edhe kur duan t’i shkojnë një ideje të madhe, lënë shumë për të dëshiruar. Mbi të gjitha, tashmë shqetësimi është edhe në sensin e dy protagonistëve kryesore, respektivisht sjelljes së kryeministrit Rama dhe atij kosovar Kurti. Thjesht, ambicia e tyre e pakufi e ka dëmtuar jo pak këtë marrëdhënie: Kurti që tenton të futet me subjektin e tij politik në proceset zgjedhore në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ku duhej të ishte kundrues dhe neutral; ndërsa Rama që qesëndis vazhdimisht, flet për Kosovën si një kryeministër i një vendi të BE-së dhe, së fundmi në verë anuloi edhe mbledhjen e 10-të mes dy vendeve tona në Gjakovë!!

Trishtimi i kësaj sjellje, deri diku infantile, e bën më të madh përballja me shifrat ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet e veta për vitin 2023, e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën të përcaktuar si shtetet më të varfra të Evropës, bazuar në indikacionet e të ardhurave për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi.

Shqipëria renditet në vendet e fundit, referuar të ardhurave për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtarë (kjo e llogaritur sipas standardit të fuqisë blerëse). Kurse Kosova është edhe më poshtë në 15.6 mijë dollarë ndërkombëtarë (Monitor, 2023).

Megjithatë, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet kryeministrit Kurti, duke treguar pjesën optimiste, ka shpjeguar se: nga 41 marrëveshje të nënshkruara në dy mbledhjet e fundi pararendëse, 39 prej tyre ishin zbatuar plotësisht e dy tjera mbeteshin në fazën finale të zbatimit.

Kuptohet se nuk mund të thuhet se nuk ka zhvillimet pozitive, por ato mbeten tejet larg atyre që kërkohen nga ekzekutivet e dy vendeve tona. Për gati më shumë se 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar u mundësua lëvizje e lirë, duke bërë funksionale 26 vendkalime të veçanta. Gjatë verës, fundjavave dhe sidomos ditëve të pushimit, autoritetet mundësuan kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve të qytetarëve të Kosovës. Janë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimet, me afat 5-vjeçar, kurse Kosova me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fitoi qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. “Kjo ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneset tona që tashmë kanë kursyer 9 milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit”, do shprehej Kurti, pak javë më parë. E megjithatë, pa u zgjatur më shumë në termat ekonomikë, Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, ka bërë një sërë hulumtimesh për këtë çështje. Është gjetur se bizneset kosovare paguajnë rreth 2 milionë euro në vit vetëm për skanimin e mallit, përpara se të hyjnë në Shqipëri (Monitor, 2023). Në fakt, janë një seri të dhënash, që tregojnë në pasqyrat e bilancit tregtar se Kosova ka partner më të mirë tregtar Serbinë se Shqipërinë dhe kjo është pak e tepërt, paçka fuqisë ekonomike të Beogradit. Madje, ky është një kut, ku duhej të punonin më shumë qeveritë tona, e para të ulnim këtë nivel varfërie, për të cilin flasim gjithnjë e më pak, sepse Kurti dhe Rama, merrem më shumë me “politikën e madhe” dhe e dyta për t’i përafruar shumë më tepër dy vendet tona.

Do të mjaftonte kjo, e konsideruar si paradoks, për të na ulur me këmbët në tokë dhe për të na treguar një të vërtetë, që e kemi para syve por që shumë pak na kthjellon: Mirëqenia e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, lë shumë për të dëshiruar. Shifrat e FMN-së ta tregojnë hapur këtë realitet dhe paradoksin e protagonizmit bosh Rama-Kurti, që nuk vlen për asgjë, veç blogjeve të tyre. (Javanews)

 

Next Post
Koçiu dhe Beci vizitojnë pacientët pas zjarrit në spitalin e Shkodrës: Situata është normalizuar

Koçiu dhe Beci vizitojnë pacientët pas zjarrit në spitalin e Shkodrës: Situata është normalizuar

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Evropa eshte e pasur sepse ata presin para me makineri dhe u japin bujqve te tyre suvencione mijera euro te pa puneve suvencione familjeve me femije u japin suvencione rogat dhe pensionet i kane te larta sepse presin para me makineri,kurse qeverit Shqiptare i thone popullit Shqiptare skam para tju jap pse nuk pret dhe Shqiperia para me makineri dhe ti japi popullit te saj qe mos te ikin emigrant paraja leter eshte.KETU ESHTE HILJA VELLEZER.sepse Amerika dhe Evropa kontrollojne qeverite Shqiptare dhe median pastaj ja futin popullit Shqiptare.njehere e carmatosin pastaj nxjerin ligje qe i detyrojne te behen emigran puntore te thjeshte skllever

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

A rrëzohet Rama me dhunë?

December 20, 2025
Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

December 20, 2025
Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

December 20, 2025
760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Lapaj mesazh Ramës: Për çdo nismë kundër meje, je në konflikt me familjen time

December 20, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

December 20, 2025
Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In