• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 vjet larg vjekjes së Adhurim Lakos… kjo është letra e tij dërguar Edi Ramës

by Java News
15/08/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, më 11 gusht,  u mbushën 10 vjet nga vdekja e Adhurim Lakos, i njohur ndryshe si “Lakja”, një ndër personazhet e jetës urbane të Tiranës së viteve ’70-’80. Vëllai i aktorit Bujar Lako, ai humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të Golemit në Kavajë, teksa ishte nisur drejt Vlorës. Vdekja e tij u përjetua si humbja e një prej figurave më tërheqëse të jetës intelektuale të kryeqytetit, por jo dhe aq akademike, pasi vetë Lakja, edhe pse i dhënë pas artit, e veçanërisht pas atij të fjalës, preferoi të jetonte thjesht, krejt natyrshëm dhe gjithçka dilte prej tij si krijim poetik e prozaik, ishte diçka tejet shoqërore për të qenë edhe elitare, pa i munguar kurrë elitës, si person e si produkt letrar.

Ja si e përshkuan atë i ndjeri Ardian Klosi, ish-mik i tij: “Megjithëse ishte njeriu i lindur i fjalës, i rrëfimit, dashnor i heshtur i letërsisë së madhe, qendër e njërit prej rretheve ose disa rretheve më pikante të shoqërisë kryeqytetase në mbi tre dhjetëvjeçarë, Adhurim Lako asnjëherë nuk doli para opinionit publik si një shkrimtar. Edhe pse pak vetë kam njohur të tillë në këtë vend, që të ishin aq natyrshëm shkrimtarë si ai….

….Sa absurde dhe e dhumbshme e gjitha! Njeriu që zotëron të gjithë talentin e nevojshëm për t’i bërë ndere gjuhës sonë, për të hyrë në komunikim me rrethe gjithnjë e më të mëdha, me nëj fjalë për të qenë shkrimtar i çmuar, mbetet rrugëve i papunë, detyrohet të emigrojë në një vend që s’i shkon aspak, punon si furnitor, mobilier traktorist, në fabrikë kartoni, në fabrikë tullash, në fabrikë qensh. Askund nuk zë vend.

Një vit pasi ndërroi jetë, Ardian Klosi përgatiti një libër me të gjitha krijimet e Adhurim Lakos, si dhe letërkëmbimet e shumta të tij me miq, në të cilat dallojnë dhe ato që i shkruante Edi Ramës, njëri prej tyre.

Vetë letrat tregojnë për një talent të pashoq letrar. Tek kjo që po veçojmë, ai i kërkon Ramës kryetar bashkie një nder, të punësojë dikë si jurist në bashki, por e thënë kjo me një art të jashtëzakonshëm fjale, gati vështirë për t’u refuzuar si nder.

Për: Z. Edi RAMA

Kryetar i Bashkisë, Tiranë

Mirëdita zoti Kryetar

U bënë kohë që ndjekim hapat e tua në këtë të përpjetë të mundimshme, të cilën ndoca njerëz të ditur duan ta quajnë “karrierë”, por që neve na pëlqen ta shqipërojmë: shërbim i papushimtë e i lodhshmën ndaj të ngjashmëve tanë.

Ne vetëm sa rrahim shuplakat kur shohim se përpjekjet tuaja e kanë një shërbim të mirë njerëzor, në atë kahje që e thërrasin shpirtërore dhe, përdredhim buzët kur ndonjë gjë nuk shkon për mirë. Eh,mundet dhe duhet të bëjmë më shumë. Për këtë të fundit, fjalët më shumë prishin se sa ndreqin punë.

Meqë morëm përsipër t’ju shqetësojmë, le t’i qasemi e ta shpiem në fund këtë punë jo aq të pëlqyer:

Është një djalë, i cili, si të gjithë ne, po rritet pak e nga pak e po burrërrohet shumë e më shumë. Deri më një kthesë, jeta i shkoi mbrothshëm, por më pas, ja ku i pllakosën prapësitë! Vjen nga një derë e lëvduar e duke ndjekur shembullin e t’et, zgjodhi “Jurispundencën” si lëmë ku mund të jepte e të jetonte pa turp.

Shkuan dhjetë vjet dhe ai nuk punon atje ku ia lyp nderi dhe detyra. Për hir të vogëlsive e ligësive të ndoca njerëzve që nuk duan të hedhin sytë as nga e shkuara, as nga e ardhmja.

Është i besës, mirënjohës dhe me shumë pak mundësi që të shkelë në dërrasë të kalbur. (Besojmë që ju e kuptoni që bëhet fjalë  për z P.K).

Ne nuk na mundon aspak dyshimi se po të gjenit  kohë e të pyesnin zemrën tuaj qelibar, do të zbulohej ndonjë vend si jurist (a kush e di?) në atë ngrehinë kthina-shumë, të cilën ju e drejtoni ditë e natë, përvuajtshëm e plot peripeci.

Duke mos besuar se  jua kemi rënduar edhe më barrën e ngarkuar, përunjtazi,

Adhurim  Shëndet Mançe Lubonja Lako

Pas këtyre rreshtave, shumëkush ka kuriozitetin e madh që të dijë se kush është P.K dhe se a është përgjigjur Rama pozitivisht kësaj kërkese. Por publikimi i kësaj letre, vlen për të përkujtuar një penë të rrallë, por pak të njohur ndër shqiptarë, si dhe për të bërë të ditur një ndër letrat e rralla që vetëm nga një motiv dashurie mund të dalë ajo stisje e mrekullueshme fjalës, por që në të vërtetë ka qenë thjesht një kërkesë “për t’i bërë një nder”, nga ato më të rëndomtit, punësimin e dikujt.

Tesheshi.com

Next Post

Petr Cech pëson aksident me veturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In