• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 vjet burg kush nxjerrë fëmijët të lypin

by Java News
23/10/2015 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 340 fëmijë janë sot në situatë rruge, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë konferencës me temë “Kundër trafikimit të qënieve njerëzore” qe u mbajt sot ne Tirane.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Brendshëm, vuri në dukje faktin se në rrugët e vendit tonë shihen shumë fëmijë të cilët lypin lëmoshë. “Si prind, si njeri ndihem keq kur shoh fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Sipas një vlerësimi rezultojnë rreth 340 fëmijë në sistem rruge, por të gjithë e dimë që shifra është shumë herë më e madhe. Duhet luftuar ky fenomen”, tha Tahiri.

Ai kërkoi aplikimin e legjislacionit për dënimet me deri në 10 vite burg për prindërit që braktisin fëmijët. “Çdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë më së pari e familjes së tij. Policia do fillojë menjëherë të kërkojë aplikimin e gjithë legjislacionit, ku parashikohet dënim deri në 10 vjet heqje lirie që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijëve. Nxjerrja e fëmijëve për të kërkuar lëmoshë, kusht i nevojshme për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes së fëmijës dhe shfrytëzimi. Por edhe dhënia lëmoshë është një gabim po kaq i rëndë, sepse ushqen këtë sistem të paligjshëm kriminal të trafikimit të fëmijëve”, u shpreh ai. Tahiri tha se është momenti për të forcuar mekanizmat për identifikimin e rasteve të trafikimit. “Puna jonë vijon maksimalisht për këtë prioritet”, theksoi ai.

Ministri Tahiri i pyetur nga gazetarët për trafikimin e fëmijëve në Angli, ku Shqipëria renditet e dyta, sipas një shkrimi  të “The Guardian”, tha se dhe vetë ambasadori e vlerësoi shkrimin të gabuar.

“Shoqërisht përgatitemi për të luftuar fenomenin. Nuk mjaftojnë kurrë instancat shtetërore dhe shoqëria civile. Statistikat janë ato që janë bërë publike, nga policia, prokuroria dhe gjykatat. Sot më shumë të proceduar se në 2013. Kjo tregon përmasat e fenomenit por edhe vendosmërinë tonë për tu marrë me këtë çështje”, tha Tahiri.

Duke folur për shkrimin e  “The Guardian” ai tha se shifrat janë gabim. “Artikulli mori përgjigje edhe nga ambasadori.

E rëndësishme  eshte të kemi kujdes për trafikimin e fëmijëve jashtë dhe brenda Shqipërisë. Policia do fillojë identifikimin e fëmijëve të trafikuar, duke kërkuar procedime penale për prindërit që i shfrytëzojnë në mënyrë të tillë. Nga ana tjetër i kërkoj shoqërisë të mos japë lëmoshë. Dhënia e lëmoshës është mekanizmi për të ushqyer trafikimin e fëmijëve nga vetë prindërit. Ndihma më e mirë ti raportojmë tek organet kompetente”, theksoi Ministri Tahiri.

Next Post

Islami: Do të çuditeni kur Rama të rrëzohet si "koqe fiku"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In