• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

10 tonë kokainë/ Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës. Kush është koka e rrjetit që u vendos në pranga

by Java News
15/04/2022 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia spanjolle ka shkatërruar logjistikën e një prej bandave shqiptare më të rrezikshme në fushën e trafikut të drogës. Përmes  dy operacioneve të Gardës Civile të Tarragonës janë shkatërruar mjetet të cilat përdornin trafikantët shqiptarë për të futur drogë përmes Costa Doradas për ta shitur më pas atë në vendet e Evropës.

Goditja ndaj bandës së drogës kulmoi kur policia zbuloi zhvendosjen e aktivitetit të tyre nga Andaluzia drejt brigjeve katalanase duke sekuestruar njëherësh 10 tonë drogë ndaj10 trafikantëve që drejtonin gjithë rrjetin ndërsa u vendosën në pranga 51 persona. Nga dy organizatat e shpërbëra, e para ishte e vendosur në deltën e Ebros duke e bërë më të lehtë për trafikantët e drogës lëshimin e varkave për të transportuar kanabisin nga Maroku. Shërbimet e tyre kërkoheshin nga trafikantët e shpërndarë në të gjithë Spanjën: nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.

Ata jo vetëm që siguruan varkat, por edhe të gjithë logjistikën: nga karburanti te ushqimi. Madje ofruan shërbime sigurie për të anashkaluar mbikëqyrjen e policisë gjatë zbarkimit të drogës. Në operacionin e pagëzuar si  ‘Maius’, agjentët arrestuan 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Ndërsa në operacionin ‘Drift’, Garda Civile arrestoi trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar.  Bëhet fjalë, për një person me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës, shkruajnë mediat spanjolle.

Rrjeti që drejtonte shqiptari ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë , por edhe për dërgimin e drogës në vende të tjera të Evropës duke trefishaur vlerën e tij në tregun e zi.  Në këtë rast, ata i blenë varkat në Galicia dhe në Portugali.

Pasi i transportuan në Katalonjë, ata i përgatitën në një punishte, që ndodhej në Cambrils , ku kishin punësuar një mekanik detar, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e narko -skafeve për të mbërritur në Afrikën e Veriut për të marrë drogën.

Gjatë hetimeve, policia spanjolle ka kapur katër raste të transportit të hashashit, dy në Tarragona, një në Alicante dhe një tjetër në Ibiza.

Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik, si dhe me ndalimin e pesë trafikantëve të drogës dhe më shumë se 5700 kg hashash.

g.kosovari
Next Post
Johnny Depp publikon videon e tradhtisë së Amber Heard me Elon Musk e James Franco

Johnny Depp publikon videon e tradhtisë së Amber Heard me Elon Musk e James Franco

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In