• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 thëniet më të famshme të Ernest Heminguej

by Java News
03/07/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari amerikan shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer. Heminguej jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, dhe u plagos gjithashtu në luftën e dytë botërore

Ernest Miler Heminguej ishte një shkrimtar amerikan dhe gazetar. Ai lindi më 21 korrik të 1899 dhe vdiq më 2 korrik të 1961, 19 ditë para se të mbushte 61 vjeç. Stili i tij ekonomik dhe i shpenguar pati një influencë të madhe në krijimet letrare të shekullit të 20-të, ndërkohë që jeta e tij plot me aventura dhe imazhi publik influencuan brezat e ardhshëm. Ai shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer. Ai publikoi 7 romane, 6 përmbledhje tregimesh të shkurtra dhe dy punime jo letrare. Pas vdekjes së tij u publikuan edhe tre novela, 4 përmbledhje të shkurtra me tregime dhe tre punime jo letrare. Shumë nga punët e tij konsiderohen si vepra klasike të letërsisë amerikane. Më 2 korrik të viti 1961, në Ketchum, Idaho – Ernest Heminguej u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, goditur në kokë me armë gjahu. Gruaja e tij, Maria, tha se shkrimtari vrau veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën.

Heminguej ishte gjahtar i përkushtuar dhe ekspert për armët e zjarrit. Edhe i atij i tij, Dr Clarence E. Heminguej, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç.

Heminguej jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit.

Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Heminguej gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e gazetarit, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

 

1- Fisnikëria

“Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”.

2- Udhëtimi

“Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”.

3- Shqetësimi

“Shqetësohuni nga pak çdo ditë, do të humbisni dy vite nga jeta juaj. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse mundeni. Mësojeni veten që të mos shqetësoheni sepse shqetësimi nuk zgjidh asgjë”.

4- Dëgjimi

“Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë”.

5- Shkrimi

“Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë“.

6- Guximi

“Kurajoja është lavdi nën presion”.

7- Humori

“Një burrë duhet të jetë shumë herë i dënuar në mënyrë që të shkruajë një libër vërtet qesharak”.

8- Jeta

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.”

9- Librat e mirë

“Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht”.

10-  E sotmja

“E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”./shqip/a.k

Next Post

Xherdan Shaqiri i bën pushimet shumë afër jush mbase... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

July 23, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

July 23, 2026
Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

July 23, 2026
LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In