• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 shtëpitë më të shtrenjta në botë dhe pronarët e tyre

by Java News
17/09/2015 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hidhini një sy shtëpive më të shtrenjta në planet. Disa nga pronarët e shtëpive më luksoze në botë mund të jenë të huaj për ju. Por disa prej tyre i njohim, të gjithë e dimë kush e zotëron Pallatin Mbretëror Buckingham, por a e njeh njeri emrin Tim Blixseth? Ose e njeh njeri miliarderin që ndërtoi pallatin 27-katësh vetëm për vete? Ne besojmë që jo. Atëherë, misteri përfundon këtu. Në këtë listë janë 10 shtëpitë më të shtrenjta në botë dhe personat që i zotërojnë ato.  (javanews.al / a.n)

10-Phillimore Gardens

Vendi: Londër

Vlera: 128 mln dollarë

 10-Phillimore Gardens

Pronar: Olena Pinchuk, vajza e Leonid Kuchma, presidenti i dytë i Ukrainës, themeluese e Fondacionit ANTIAIDS.

Detaje: Kjo shkollë e përbërë nga 10 dhoma gjumi u kthye në një rezidencë me pishinë nëntokë, një sauna, palestër, kinema. Ajo është e gjitha e veshur me mermer, ar dhe vepra arti shumë të shtrenjta

9- Pallati Kensington Gardes

Vendi: Londër

Vlera: 140 mln dollarë

 Kensington Palace Gardens

Pronar: Roman Abramovich, miliarderi rus dhe pronari i firmës Millhouse LLC. Presidenti i klubit anglez të Chelsea.

Detaje: E ndodhur në lagjen e miliarderëve të Londrës, kësaj rezidence shumë shpejt do t’i shtohet edhe një fushë tenisi, qendër shëndetësore dhe muze automjetesh.

8- Seven Pinnacle

Vendi: Montana

Vlera: 155 mln dollarë

Yellowstone Club near Big Sky, Mont.

Pronar:Edra dhe Tim Blixseth, bashkëthemelues të klubit Yellowstone. Divorci dhe falimentimi i klubit i kanë reduktuar pasurinë e tij vitet e fundit.

Detaje: Kjo është prona më e madhe në Klubin Yellowstone, një komunitet privat për ski dhe golf për njerëzit super-të pasur. Shtëpia ka dysheme me ngrohje, shumë pishina, palestër, qilar vere.

7- Kështjella Hearst

Vendi: San Simeon, Kaliforni

Vlera: 191 mln dollarë

Indoor Pool at Hearst Castle, designed in style of Roman baths.

Pronar: Të besuarit e William Randolph Hearst, kështjella u ndërtua së pari nga manjati i gazetave, por tani trashëgohet nga të besuarit e tij.

Detaje: Kështjella me 27 dhoma, është përdorur në filmin “Kumbari”, gjithashtu ka mirëpritur John dhe Jackie Kennedy, Clark Gable, Uinston Churchill dhe figura të tjera të shquara.

 

6- Ellison Estate

Vendi: Woodside, Kaliforni

Vlera: 200 mln dollarë

 6- Ellison Estate

Pronar: Larry Ellison, bashkëthemelues i Oracle dhe njeriu i tretë më i pasur në botë në vitin 2013 sipas Forbes.

Detaje: Më shumë një kompleks se sa një shtëpi. Ajo përfshin 10 ndërtesa, një liqen, shtëpi çaji.

5- “18-19” Kensington Gardens

Vendi: Londër

Vlera: 222 mln dollarë

 5- Kensington Gardens

Pronar: Lakshmi Mittal, kreu i Arcelor Mittal, prodhuesi më i madh i çelikut, dhe sipas Forbes, një nga njerëzit më të pasur në Indi.

Detaje: Një tjetër pronë që ndodhet në lagjen e miliarderëve të Londrës, “18-19” ndodhet pranë shtëpisë së Princit Ulliam dhe bashkëshortes Kate Middleton. Kjo rezidencë e veçantë ka 12 dhoma gjumi, banjo turke, një pishinë dimërore dhe parking për 20 makina

4-Four Fairfield Pond

Vendi: Sagaponack, Nju Jork

Vlera: 248.5 mln dollarë

 4-Four Fairfield Pond

Pronar: Ira Rennert, pronare e Renco Group, kompani për prodhimin dhe shkrirjen e makinave. Ka gjithashtu në pronësi miniera.

Detaje: Kjo shtëpi me 29 dhoma gjumi, ka një sipërfaqe që i kalon 4 km katrorë. Ajo ka brenda fabrikën e vet të energjisë. Përmban 29 banjo, një fushë basketbolli, fusha tenisi, 3 pishina dhe një dhomë ngrënieje 27 metra të gjatë.

3- Vila Leopolda

Vendi: Cote D’Azure, Francë

Vlera: 750 mln dollarë

 141114_EM_ExpHomes_Leopolda

Pronar:Lily Safra, filantrope braziliane dhe e veja e bankierit libanez Uilliam Safra.

Detaje: Kjo pasuri e madhe përfshin një shtëpi tregtare bimësh, një pishinë, një kuzhinë në natyrë, fushë helikopteri dhe shtëpi mysafirësh më të madhe se çdo ndërtesë tjetër milionere. Shtëpia është përdorur edhe për xhirimin e filmit Hitchcock.

2-Antilia

Vendi: Mumbai, Indi

Vlera: 1 miliard dollarë

 2. Antilia

Pronar: Mukesh Ambani, njeriu më i pasur në Indi, me pasuri 23.6 miliard dollarë, sipas Forbes. Ambani zotëron një kompanie energjie dhe materialesh industriale

Detaje: Antilia nuk është me të vërtetë një shtëpi në kuptimin tradicional. Me një sipërfaqe rreth 37 km katrorë, ajo ka 6 kate parkimi, tre fusha helikopteri dhe një staf prej 600 të punësuarish.

1- Pallati Mbretëror Buckingham

Vendi: Londër

Vlera: 1.55 miliard dollarë

 1 Buckingham

Pronar: Mbretëresha Elizabeta II që sundon prej 6 shkurtit 1952

Detaje: Ende një shtëpi, por jo në shitje. Rezidenca e Mbretëreshës ka kapur një vlerë prej 1.5 miliardësh dollarë sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Ndërtimit në vitin 2012. Ka 775 dhoma, përfshi 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi, 188 dhoma për stafin, 92 zyra dhe 78 banjo.

Next Post

Rrahje në parlamentin japonez për ligjin e Mbrojtjes (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

May 16, 2026
Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

May 16, 2026
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

May 16, 2026
Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

May 16, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Ligjvënësit tanë, BE-ja dhe Marksi

May 16, 2026
Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes disa herë

May 16, 2026
Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

May 16, 2026
“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

May 16, 2026
Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

May 16, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti kritika ndaj qeverisë: Integrimi në BE po pengohet nga problemet e brendshme

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In