• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 sfidat më të “shëmtuara” të Botërorëve

by Java News
05/07/2018 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nejmar është vënë në qendër të kritikave për simuli met dhe rrëzimet e tij për çdo prekje nga kundër shtarët, por ka të tjera takime kur arbitrat detyrohen të nxjerrin shumë herë nga xhepi një karton. E si të ishte një masë treguese kjo, disa takime në botërorë të ndryshëm, marrin edhe epitetin e ndeshjeve më të pista në histori. “Daily Mail” rendit dhjetë të tilla përgjatë gjithë historisë, duke shtuar si të fundit në radhë, përballjen e fazës së 1/8-ave, Kolumbi-Angli deri në atë më të pistën.

10- ANGLI-KOLUMBI, 2018

Arbitri i takimit u detyrua të nxjerrë tetë herë kartonin e verdhë, gjashtë prej të cilëve për lojtarët kolumbianë, në një ndeshje që rrezikoi shpesh të dilte jashtë kontrollit. Barrious i shpëtoi përjashtimit për goditjen me kokë ndaj Henderson dhe për reagimin e ashpër në momentin e akordimit të penalltisë për Anglinë. Radamel Falkao humbi qetësinë, në momentin kur Meguajër nuk u ndëshkua për një simulim. Pati gjithashtu raste që mund të shkaktonin penallti, deri edhe në një tentativë goditjeje me bërryl ndaj Sterling nga anëtarët e stafit të Kolumbisë. Anglia u kualifikua me penallti pas barazimit 1-1 në kohë të rregullt.

9- KAMERUN-ARGJENTINË, 1990

Zhgënjimi më i madh në një ndeshje hapëse të botërorit, ishte kur Diego Maradona dhe argjentinasit u përballën me një Kamerun të panjohur, i cili përdori jo vetëm trurin por edhe muskujt për fitoren e tyre të famshme. Ata shkaktuan 30 faulle, ndaj vetëm 9 nga argjentinasit dhe më shumë se një e treta e tyre ishin ndaj Maradonës. Dy kamerunas, Andre Bijik e Benxhamin Masing, dolën me të kuq kur një faull ndaj Klaudio Kanixhas ngjante shumë me një ndërhyrje të denjë për në ring. Kameruni fitoi zemrat dhe vëmendjen e tifozëve neutralë, si e para nga “Afrika e Zezë” që fiton një ndeshje në fazën finale të Botërorit.

8- PORTUGALI-BRAZIL, 1966

Peleja i madh ishte synimi i të gjithë kundërshtarëve si mënyra e vetme për t’i bërë ballë Brazilit. E në fakt, kjo e fundit u ndal në “Gudison Park”. Pele pësoi një dëmtim të rëndë prej taktikave të ashpra të Bullgarisë në ndeshjen hapëse, por braziliani ia doli që të rikthehet në fushë për ndeshjen e fundit në grupe ndaj Portugalisë. “Vrasësi me pagesë”, Zhoao Pinto, ishte caktuar që të shfrytëzonte gjurin e dëmtuar të Pelesë, për të mos e lejuar atë të udhëhiqte Brazilin. Dy goditje të ashpra në vend dhe Pele e pati të pamundur vazhdimin. Portugalia fitoi 3-1 dhe e nxori jashtë.

7- SKOCI-URUGUAI, 1986

Uruguai kërkonte me çdo kusht një barazim ndaj Skocisë për të siguruar kualifikimin pas fazës së grupeve. Ia dolën në kurriz në Skocisë, me gjithë kartonin e kuq të Hoze Batistas pas vetëm 56 sekondash për një goditje me takë ndaj Gordon Strachan. Amerikano-jugorët ia dolën me sukses, duke shkaktuar pafundësi faullesh për të ulur ritmin e ndeshjes. Aleks Ferguson turfulloi me inat: “S’kanë respekt për dinjitetin e njerëzve”.

6- PORTUGALI-HOLANDË, 2006

Duhet të ishte një festë futbollistike mes gjeneratës së artë portugeze (Figo, Ronaldo etj,.) përballë holandezëve joshës, por u shndërrua në një farsë me numër rekord kartonësh të verdhë dhe të kuq për një ndeshje botërori. Gjyqtari Valentin Ivanov nxori katër të kuq dhe 16 të verdhë, ku të përjashtuar dolën portugezët Deko e Kostinja dhe holandezët Bularuz dhe Van Bronkorst. Kostinja doli pas një ndërhyrjeje të ashpër me takë ndaj Kokusë. Virtuozi Figo u zverdh pas një konfrontimi kokë më kokë me Van Bomel. Fitorja 1-0 e çoi Portugalinë në çerekfinale me Anglinë.

5- GJERMANIA PERËNDIMORE-HOLANDË, 1990

Sfida e fundit e 1/16-ave u pa nga dy rivalët historikë si një finale e parakohshme dhe mori rrjedhën e një ndeshjeje të pakëndshme, teksa Rajkard pështyu ndaj Rudi Fëler. Rajkard ndërhyri ashpër nga Fëler dhe pështyu ndaj tij, pasi mori të verdhë. Ky duel u përsërit, Fëler u konfrontua me portierin holandez dhe Rajkard e ktheu në duel personal. Të dy dolën me të kuq dhe, teksa ecnin për të dalë nga fusha, holandezi pështyu ndërkohë që filmohej qartë nga kamerat.

4- ITALI-ARGJENTINË, 1982

“Për të ndalur Argjentinën, mjafton të ndalosh Diego Maradonën”, ishte taktika italiane me në krye mbrojtësin e hekurt Klaudio Xhentile, i caktuar si “shefi i shkatërruesve”. Xhentile shkaktoi 23 faulle ndaj Maradonës dhe ishte me shumë fat teksa qëndroi në fushë, pasi u ndëshkua me të verdhë pas vetëm 42 minutash lojë, për të pestin në radhë prej tij. Ironikisht, Argjentina e mbylli me dhjetë pas të kuqit të Ameriko Galegos i ndëshkuar për goditje të ashpër. Argjentina u mposht 2-1 dhe Italia fitoi Botërorin.

3- ANGLI-ARGJENTINË, 1966

Trajneri i Anglisë, Alf Ramsei, i konsideroi argjentinasit si kafshë, pas një çerekfinaleje shumë të diskutueshme në “Uembli”, pasi kapiteni Antonio Ratin refuzoi të linte fushën, pasi u ndëshkua me të kuq. Argjentina u akuzua për manovrat e pista, duke pështyrë dhe tërhequr nga veshët lojtarët anglezë, sa herë i shpëtonin vështrimit të arbitrit. Ratin mori urdhër, pasi nuk ndalonte ofendimin ndaj arbitrave, të konsideruar edhe si “dhunë verbale”. Prej kësaj, trajneri Ramsei ndaloi të tijtë që të shkëmbenin fanellat me kundërshtarët: Në tunel pati përleshje.

2- SPANJË-HOLANDË, 2010

Arbitri anglez, Hauard Ueb, regjistroi një rekord në finalen e Kupës së Botës me 14 kartonë, mes të cilëve një i kuq për Heitingan. Megjithatë, shumë i kritikuar se u tregua i butë për holandezët, të cilët braktisën futbollin, duke përdorur forcën për të ndalur “tiki-takan” spanjolle. Pesë të ndëshkuar në vetëm 13 minuta dhe De Jong ishte më shumë se fatlum që nuk pa të kuqin në fytyrë për goditjen me takë në gjoksin e Ksabi Alonsos. Legjenda holandeze, Johan Krojf, e akuzoi si “njeriu anti-futboll”. Spanja triumfoi 1-0 në kohën shtesë.

1- ITALI-KILI, 1962

Duke e pagëzuar si “Beteja e Santiagos”, prezantuesi televiziv, Dejvid Koleman, e etiketoi si shfaqjen më idiote, të shpifur dhe të turpshme të historisë së futbollit. Faull pas 12 sekondash dhe kilianët nisën të pështyjnë dhe godasin kundërshtarët në të gjithë fushën. Surpriza e madhe ishte se arbitri anglez, Kin Aston, nxori me të kuq vetëm dy lojtarë, të dy italianë. Kiliani Sançez shpëtoi, megjithëse i theu hundën kundërshtarit, duke e goditur drejtpërdrejt. Kjo ndeshje vuri në diskutim vazhdimësinë e Botërorit dhe ndihmoi në përsosjen e sistemit të ndëshkimit me të verdhë dhe të kuq. Kili triumfoi në shtëpi me fitoren 2-0. /panorama

ma.me

Next Post
Misioni “Nënë Tereza” nën akuzë për shitje fëmijësh

Misioni “Nënë Tereza” nën akuzë për shitje fëmijësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

August 11, 2026
Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

August 11, 2026
“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com