• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

by Java News
26/09/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 10 rregullat që duhen ndjekur nga tradhtari i përsosur

Si duhet të veproni për të mos lënë asnjë dyshim te partnerja

 Dikush kërkon të shkojë me pushime në ndonjë ishull sekret nën shoqërinë e një femre, pa e marrë vesh bashkëshortja, por kjo nuk është e thjeshtë. Prandaj duhet bërë disa veprime që partneri apo partnerja të mos jetë në dijeni të tradhtisë. Ekspertët marrin të gjitha masat që bashkëshortja t’i besojë trillimit dhe të mos bjerë në hijen e dyshimit.

 1- Mos ndrysho

Mos i modifiko zakonet dhe oraret, as gjendjen shpirtërore, sepse kjo ngjall dyshime dhe është e vështirë të jepen shpjegime. Mundohu të sillesh natyrshëm pa hije shqetësimi. Kjo nuk do të lejojë që fakti që ju po tradhtoni të bjerrë në sy të të tjerëve.

2- Vetëm një herë

Më mirë ndonjë tradhti e rastësishme. Kështu nuk krijoni asnjë dyshim. Tradhtitë që zgjasin apo kthimi te i njëjti person do të lerë gjithmonë hije dyshimi të partnerja dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Lidhjet e shkurtra dhe të rastësishme mund të jenë më të thjeshta.

3- Pagesat

Mos përdorni kurrë kartën e kreditit për shpenzimet në kohën kur tradhtoni, sepse kjo lë gjithnjë shenja të dukshme. Mundohuni që harxhimet tuaja të ngjajnë sa më normale dhe të zakonshme. Një shumë tejet e lartë e harxhuar mund të përbënte një pistë të fortë dyshimi.

4- Telefoni

Përdorni skeda të ndryshme telefonike dhe kujtohuni t‘i zëvendësoni. Mundohuni që thirrjet në telefonin tuaj mos të jenë të shpeshta në orarin kur jeni me partnerin ose partneren apo në një moment të papërshtatshëm. Vendosni zile të ndryshme për të dalluar se kush po iu telefonon. Vetëm se duhet të mundohuni që reagimi juaj apo shprehja e fytyrës mos t’iu tradhtojë.

5- Fshehtësi

Mos i tregoni askujt për lidhjen jashtëmartesore. Askush nuk mund të jetë miku i përjetshëm dhe besnik. Nëse ju nuk mund ta mbani vetë të fshehtë, si mund ta ruajë dikush tjetër sekretin tuaj.

6- Në zyrë

Shmangni marrëdhëniet me kolegët apo koleget e punës. Mundohuni të dukeni sa më korrekt dhe xhentil. Sjelljet e tepruara lënë shkas për dyshime jo vetëm të partnerja, por edhe te kolegët tuaj.

7- Celulari

Fshini menjëherë nga celulari thirrjen e bërë apo të marrë. Dikush mund ta kontrollojë rastësisht telefonin tuaj. Edhe partneri apo partnerja do të donte të dinte se çfarë fshihet në telefonin tuaj. Fshini gjithçka që mund t’iu nxjerrë probleme më vonë.

8- Bisedat

Gjatë kohës kur bisedoni përpiquni që të keni gjithnjë në mendje argumente për të zhdukur çdo lloj hijeje dyshimi. Mundohuni që të mos dukeni të shpërqendruar dhe të lini përshtypjen se mendja juaj është diku tjetër.

9- Gabimet

Lërini partneres përshtypjen se në anën tjetër të telefonin është dikush që ka ngatërruar numrin. Pas çdo telefonate partneri apo partnerja iu drejtohen me sytë plot kureshtje që pyesin rreth telefonatës. Mundohuni të largoni dyshimet duke ruajtur qetësinë.

10- Fantazi

Bëni sikur jeni gjatë një bisede pune dhe mbylleni duke thënë se linja kishte ndërhyrje. Në ndonjë rast mund të lini edhe përshtypjen se nuk ka linjë apo dëgjoni më vështirësi për të shkëputur telefonatën. Çdo veprim do ia vlente për të mos bërë figurën e tradhtarit.

***

 

Tradhtia në faqet e internetit

Në ndihmë të atyre që nuk e shohin martesën si fundin e aventurave, vijnë një seri e tërë faqesh interneti, ku në forume këmbehen këshilla e përvoja. Si në rastin e hetimeve gjyqësore, ku celulari është objekti mbi të cilin duhet përqendruar vëmendja kryesore. Falë regjistrimit të të gjitha thirrjeve të bëra apo të marra, mesazheve e zileve të posaçme, celularët mund të kthehen në burime fatale provash që mund të gozhdojnë edhe më ekspertin ndër tradhtarët. Në faqe të ndryshme në internet gjenden “udhërrëfyes për tradhtarët” , me rregulla mjaft të qarta. Evitoni zilet e telefonit në orare të sikletshme. Në rast se nuk bëni dot pa të, mbajeni me dridhje nën jastëk dhe me justifikimin se po shkoni në banjë, përgjigjuni me mesazhe. Zilja për thirrjet nga numri i bashkëshortes duhet të jetë ndryshe nga ajo e mikeshës. Por kjo e fundit nuk duhet të jetë ndonjë melodi shumë romantike, e llojit “Love story”. Fshini menjëherë edhe mesazhet.

 

***

 

Si të mbuloni një tradhti para partneres

Tradhtarëve është të kenë kujtesë të mirë e të mësojnë përmendësh, përpara se të kthehen pranë familjes, të gjitha faktet që duhet të tregojnë para partneres dhe miqve për të mos u lënë atyre të mendojnë se ju nuk keni qenë aty ku po thoni. Në rast se keni qëndruar në një hotel të qytetit ku banoni, por bashkëshortes i keni thënë se ishit në një shtet tjetër, do të ishte mirë të mësonit emrin dhe specialitetet e ndonjë restoranti, përveç emrit të rrugës dhe të hotelit ku “qëndruat” gjatë atyre ditëve. Pas kthimit ju pret kutia e alibisë, sillni diçka tipike nga ai vend, ndonjë miniaturë, pikturë, aksesor apo ndonjë bizhuteri për bashkëshorten. Mjaft të ruani qetësinë dhe në fund të udhëtimit klandestin do t’iu duhen pak suvenire, që u përkasin vendeve ku supozohet se keni qenë gjatë udhëtimit, për bashkëshorten e fëmijët. Kjo do të lërë përshtypjen se ju keni qenë vërtet në udhëtim.

***

 

Ekspertët: Të tradhtosh me mjeshtëri

Ekspertë të caktuar krijojnë alibi të patundshme, me qëllim që gratë e tradhtarëve të mos kenë asnjë provë për të dyshuar.

Agjencia e parë e “shërbimeve për tradhtarët” lindi dy vite më parë në Itali. Por që atëherë janë të shumtë ata që kanë kuptuar potencialin e këtij biznesi. Aktiviteti bazohet te krijimi i alibive të patundshme për bashkëshortët jo besnikë. Ky biznes tani po përhapet veçanërisht në Francë e në Itali, ku pas emërtimeve elegante false, shpesh fshihen agjenci që u ofrojnë burrave mundësinë të tradhtojnë pa lënë asnjë provë prapa. Shërbimi kryesor i këtyre menaxherëve të gënjeshtrës është ngritja e alibive të patundshme, falë të cilave bashkëshortët mund të vërtetojnë se si kanë qenë të zënë me punë, si kanë fjetur vetëm në hotel, si kanë marrë pjesë në një mbledhje apo trajnim të rëndësishëm e të tjera të dhëna të këtij lloj. Në këtë mënyrë ju mbeteni tradhtar i pazbuluar.

Next Post

CEZ, prokuoria letër porosi në Austri për dëshminë e ish-drejtorit Hejsek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Protesta si ushqim për budallenjtë

February 9, 2026
Sot diskutohet ulja e çmimit të energjisë, Rama dhe Balluku njoftojnë konferencë në 12:00

Çështja “Balluku” / Pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS-ja

February 9, 2026
180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

February 9, 2026
Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

February 9, 2026
Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

February 9, 2026
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë

February 9, 2026
Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In