• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 organizatat sekrete që sundojnë botën

by
04/09/2015 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 organizatat sekrete që sundojnë botën

Ritualet e tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me qëllime relativisht
realiste – politike apo fetare – insistimi i tyre në mistike dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumerta dhe teorive të konspiracionit.

Grupi Bilderberg
Grupi Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë – sipas definicionit – por vepron nën vellon e fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botes, bankierët, ekonomistët dhe manjatët e mediave. Shoqëria është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave antiamerikane pas Luftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë për mirëkuptimin e ndërsjelle mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi është plot me roje të armatosura – madje i mbushur edhe me aeroplane luftarake – për çka hasin në kritika të ashpra.

Iluminatet
Illuminatet janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besëtytnitë, paragjykimet, ndikimet fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim të femrave dhe barazi gjinore. Që nga themelimi i shoqatës thonë se Iluminatet kanë shkaktuar fatkeqësi dhe kriza ekonomike. Ata cilësohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez. Zyrtarisht u shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo “shuarje” i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror. Teoricienët konspirativë thonë se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët amerikanë.

Shoqëria Thule
Për shumë organizata të fshehta dyshohet se kanë qëllime të këqija, por këtë Shoqëria Thule e ka dëshmuar
gjatë Luftës së Dytë Botërore. E themeluar në Mynih në vitin 1918, merrej me okultizem, ndërsa shumë shpejtë transformohen në një organizatë që ka promovuar ideologjinë e racës ariane me qëndrime raciste ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë. Në vitin 1919 themeluan një organizatë politike të quajtur Partia e Punëtorëve të Gjermanisë, anëtar i së cilës u bë edhe Adolf Hitleri. Anëtarët e Shoqërisë besonin se gjermanët vijnë nga super­raca e Atlantidës, se Hitleri është shpëtimtar i shumëpritur, ndërsa sugjeruan svastikën si simbol dhe përshëndetjen “Sieg Heil”.

Asasinët
Asasinët (të varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdoren taktikat guerile kundër armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike. Sipas legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqësit e armikut shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastëk dhe me mesazhin për ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran –
Alamutin. Rendin aty e themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.

Masonët
Një nga organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre datojnë që në shekullin XIV. Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazëri e njerëzve të të njëjtave ide filozofike, përfshirë besimin në një
qenie supreme. Çdo anëtar i ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë dhe të kthehet në një mjeshtër. Anëtarët kanë rregulla të veçanta për përshëndetje reciproke, përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masonë ishin Gete, Ataturku, George Washington…

Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)
Iniciatori shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri dhe në mistiken lindore.
Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet – bëhet nga dashuria. Ritualet përfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me rgesha të zhveshura… Veprimet e tjera bizare përfshijnë adhurimin e organit seksual mashkullor dhe “magjinë” e masturbimit.

Korësit Tempullarë
Kalorësit Tempullarë ishin një nga rendet e para më të njohura të ushtarëve të krishterë të Evropës, misioni i të cilëve ishte të përhapin besimet e tyre fetare. Rendi lindi me 1118, ndërsa shërbimet ia ofronin mbretit Baldwin i II­të të Jerusalemit. Ata ishin betuar se do ta mbrojnë qytetin kundër të gjithë armiqve. Pas rënies së Akres, më 1291, kthehen në Evropë, ndërsa shkatërrohen përfundimisht në shekulli XIV nga mbreti i Francës.

Ku Klux Klan
Organizata raciste amerikane, e njohur për dhunën e saj ekstreme, në kulmin e fuqisë përbëhej prej rreth katër milionë anëtarëve. Edhe sot është shumë aktuale, por vepron në fshehtësi. Ata avokojnë superioritetin e racës së bardhë, antisemitizmin, racizmin, antikomunizmin dhe homofobine. Në historinë e saj kanë bërë, kryer vrasje të zezakëve dhe shumë djegie e shkatërrime, ndërsa thonë se është e pashmangshme lufta racore. Anëtarësia është zvogeluar në mënyre drastike gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të përfshirjes se anëtarëve të shquar të organizatës në krime të ndryshme, si dhe mbështetjen qe ua dhanë nazistëve.

Kafka dhe eshtrat
Kjo është një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën tre presidentë amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lufton më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë, politikanë… Anëtarë të saj ishin edhe familjet Rockefeller dhe Bush.

Next Post

7 pasionet që do t’ju bëjnë më të zgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com