• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

by Java News
01/08/2015 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush kishte më shumë para, John Rockefeller apo Çengis Hani? Është një pyetje e thjeshtë por me përgjigje të vështirë. Kjo radhitje e njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave është bazuar në disa orë intervistash me ekonomistë e historianë akademikë. Ishte e vështirë të bëje një listë të tillë, duke krahasuar pasuritë e njerëzve të ndryshëm në kohë e sisteme ekonomike të ndryshme. /Time

 

10. Çengis Khan (1162-1227)
Vendi: Perandoria Mongole
10Pasuria: Shumë tokë, jo shumë gjëra të tjera
Çengis Khan është padyshim një nga udhëheqësit ushtarakë më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Si lider i Perandorisë Mongole, që në kulmin e saj shtrihej nga Kina në Europë, ai kontrollonte perandorinë më të madhe të historisë. Megjithatë, pavarësisht pushtetit të tij të madh, dijetarët thotë se Çengis kurrë nuk e kursente pasurinë. Përkundrazi, bujaria i tij ishte çelësi i ndikimit e suksesit. “Një nga bazat e suksesit të tij ishte ndarja e plaçkave me ushtarët dhe komandantët e tij” thotë Morris Rosasabi, profesor i shquar i historisë në Kolegjin Cuny’s Queens. Autori i librit “Çengis Han dhe Bota Moderne”, Jack Weatherford, shpjegon se të gjitha sendet e marra nga një zonë e pushtuar, u ndaheshin ushtarëve dhe familjeve të tyre. “Ai nuk ndërtoi pallat për veten apo familjen e tij, asnjë tempull, asnjë varr, madje as një shtëpi”, thotë Weatherford. “Ai pati një vdekje si njeri normal, e më pas u dogj”.

9. Bill Gates (1955-…)
Vendi: SHBA
Pasuria: 78.9 miliardë dollarë

9
Si personi më i pasur në botë që akoma jeton, pasuria e Bill Gates është e lehtë për t’u përcaktuar. Këtë vit, revista Forbes e vlerëson vlerën neto të pasurisë së themeluesit të Microsoft në 78,9 miliard dollarë. Janë 8 miliardë më shumë se bashkëthemeluesi i ZARA-s, Amancio Ortega, personi i dytë më i pasur në botë.

8. Alan Rufus (Alan i Kuq) (1040–1093)
Vendi: Angli
Pasuria: 194 miliardë dollarë

8
Nipi i William Pushtuesit, Rufus iu bashkua xhaxhait të tij në pushtimin norman. Ai vdiq me 11 mijë paund, sipas Philip Beresford dhe Bill Rubinstein, autorët e librit “Më të pasurit e të pasurve”. Ata zotëronin 7% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Anglisë në atë kohë. Sot kjo pasuri do të ishte 194 miliardë dollarë.

7. John D. Rockefeller 1839–1937
Vendi: SHBA
Pasuria: 341 miliardë dollarë

7
Rockefeller filloi të investonte në industrinë e naftës në vitin 1863 dhe në vitin 1880, kompania e tij Standard Oil kontrollonte 90% të prodhimit të naftës në Amerikë. Sipas New York Times, Rockefeller kishte një pasuri që ishte ekuivalente me pothuajse 2% të prodhimit ekonomik amerikan. Kjo pasuri sot do të shkonte në 341 miliardë dollarë.

6. Andrew Carnegie (1835–1919)
Vendi: SHBA
Pasuria: 372 miliardë dollarë

150724_EM_RichestPeople_Carnegie
Rockefller ka qenë kryefjala e shtypit, por Andrew Carnegie mund të jetë amerikani më i pasur i të gjitha kohërave. Emigranti skocez shiti kompaninë e tij US Steell tek J.P. Morgan për 480 milionë dollarë në vitin 1901. Kjo shumë mendohet të ishte sa 2.1 % e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Shteteve të Bashkuara duke i dhënë një pasuri ekonomike Carnegie-së, që sot do të ishte ekuivalente me 372 miliardë dollarë.


5. Joseph Stalin (1878–1953)

Vendi: Bashkimi Sovjetik

Pasuria: Kontrolli i të gjithë vendit me 9.6% GDP globale

5
Stalini është një figurë e pazakontë në historinë moderne ekonomike: një diktator me pushtet absolut që kontrollonte një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Ndërsa është virtualisht e pamundur të ndash pasurinë e Stalinit nga pasuria e Bashkimit Sovjetik, kombinimi i tij unik i ekonomisë dhe kontrollit total të Bashkimit Sovjetik, shtynë shumë ekonomistë ta nominonin atë si një prej njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave. Është e lehtë të besosh logjikën e tyre. Të dhënat nga OECD tregojnë se në vitin 1950, tre vjet pas vdekjes së Stalinit, Bashkimi Sovjetik përfshinte afro 9.5% të prodhimit global ekonomik. Në kohën tonë ky nivel prodhimi do të ishte i barabartë me 7.5 trilion dollarë. Ndërsa këto para nuk i përkisnin Stalinit drejtpërdrejt, ai kishte aftësinë të menaxhonte fuqinë ekonomike sovjetike si të donte. “Ai kishte pushtet absolut, dhe me pushtetin e tij mund të kishte çfarë të donte”. Kontrollonte 1/6 e sipërfaqes së Tokës. Megjithatë nuk është e sigurt nëse duhet ta konsiderojmë atë si një nga njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave sepse në të vërtetë nuk ishte pasuria e tij, por e vendit të tij. Por prapëseprapë vështirë se mund ta lësh atë jashtë listës.

4. Akbar I (1542–1605)
Vendi: Indi

Pasuria: Udhëhiqte perandorinë me 25% të GDP-së globale

4
Perandori më i madh i dinastisë indiane, Akbari kontrollonte një perandori që përfshinte ¼ të prodhimit ekonomik global. GDP-ja e Indisë ishte e krahasueshme me pasurinë e Anglisë Elizabetiane, por me një jetesë ekstravagante që e tejkalonte atë të shoqërisë europiane. Pohimi se klasa elitare e Indisë ishte më e pasur se homologet e saj në perëndim është mbështetur edhe nga të dhënat e ekonomistit Branko Milanovic, kërkimet e të cilit tregojnë se Dinastia Mugal ishte një nga perandoritë më efektive të të gjitha kohërave që nxirrte pasuri nga popullsia.

3. Perandori Shenzong (1048–1085)
Vendi: Kinë

Pasuria: Udhëhiqte perandorinë me 25-30% të GDP-së globale

3
Dinastia kineze Song (960-1279) ishte një nga perandoritë më të fuqishme ekonomikisht të të gjitha kohërave. Sipas profesor Ronald Eduards, një historian kinez ekonomie, tha se vendoi përfshinte mes 25-30% të prodhimit ekonomik botëror gjatë kulmit të saj. Pasuria e perandorisë erdhi nga inavocionet teknologjike dhe aftësia ekstreme në mbledhjen e taksave, gjë për të cilën Eduards thotë se ishte qindra vjet përpara qeverive europiane. Profesori gjithashtu theksoi se qeveria e Perandorisë Song ishte e centralizuar, që do të thoshte se perandori kishte kontrollin më të madh në perandori.

2. Cezar Augusti (63 para erës sonë –14 pas erës sonë)
Vendi: Romë

Pasuria: 4.6 trilionë dollarë

2
Nuk ishte vetëm Cezar Augusti në krye të perandorisë që përfshinte 25-30% të prodhimit ekonomik botëror, por sipas profesorit të historisë në Stanfod, Ian Morris, Augusti në një moment kishte pasuri personale të barabartë me 1/5 e ekonomisë së perandorisë së tij. Sot ajo pasuri do të ishte ekuivalente me 4.6 trilion dollarë. “Për ca kohë,” tha Morris, “Augusti zotëronte të gjithë Egjiptin”.

1. Mansa Musa (1280–1337)
Vendi: Mali
Pasuria: Aq i pasur sa vështirë ta përshkruash

1
Mansa Musa, mbreti i Timbuktu, shpesh përmendet si personi më i pasur i historisë. Sipas profesorit të historisë Richard Smith, mbretëria afrikano-perëndimore e Musa-s ishte me shumë gjasa prodhuesja më e madhe e arit në botë, në një kohë kur kërkesa për arin ishte shumë e madhe. Nuk mund t’i caktoje një shifër pasurisë së Musas. Regjistrimet janë të pakta, në mos inekzistente, dhe burimet bashkëkohore e përshkruajnë pasurinë e mbretit si diçka e papërshkrueshme dhe e pamundur. Disa tregime të pelegrinazhit të tij të famshëm në Mekë, gjatë të cilit shpenzimet e tij ishin aq të mëdha sa e futën në krizë monedhën egjiptiane të asaj kohe, thonë se ai përdorte dhjetëra deve që mbanin qindra kilogramë ar. Të tjerë thonë se ushtria e Musas përbëhej nga 200 mijë burra, përfshi 40 mijë harkëtarë, shifra të cilat edhe superfuqitë moderne do të kishin vështirësi t’i nxirrnin në betejë. Një profesor historie nga Universiteti i Miçiganit, Rudolph Ware, thotë se pasuria e Musas ishte aq e madhe sa njerëzit ‘luftonin’ për ta vlerësuar atë. “Nuk ka fjalë që e përshkruajnë pasurinë e tij. Ekzistojnë piktura të tij, të ulur në një fron të artë, duke mbajtur një filxhan ari, me një kurorë të artë mbi kokë. Kur askush nuk mund t’i vërë emër pasurisë tuaj, atëherë po që jeni të pasur.

 

Next Post

E ulën në avion me një “trashaluq” që kollitej, kërkon 160 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In