• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

10 muaj e zhdukur, 14-vjeçarja ndalohet në Rinas në tentativë për të lënë Shqipërinë

by A R
01/03/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e mitur 14-vjeçare nga qyteti i Lezhës, e cila ishte zhdukur që prej muajit prill të vitit të shkuar, është gjetur nga Policia Kufitare e Rinasit. Shtetasja me inicialet M.B. u ndalua nga efektivët të cilët e shoqëruan në Policinë e Tiranës. Vajza e mitur, rezultonte e zhdukur prej datës 13 prill të vitit 2015, kur u largua nga banesa e saj në qytetin e Lezhës. Prej asaj dite, familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me minorene e cila nuk dihet ende se ku ka qëndruar gjithë këto muaj. Në momentin e ndalimit ajo ishte e vetme, dhe po tentonte të shkonte dret Italisë. Por mosha e saj e vogël solli dyshime te Policia Kufitare e cila e mori në pyetje vajzën, dhe zbuloi më pas se bëhej fjalë për shtetasen nga Lezha të denoncuar prej kohësh të humbur nga prindërit.

Denoncimi

E mitura M.B. u denoncua e zhdukur nga prindërit rreth 10 muaj më parë. Për herë të fundit, ajo u pa në banesën e saj në Lezhë. Në një moment kur ishte e vetme dhe në banesë nuk ndodheshin prindërit, ajo u largua dhe nuk u kthye më kurrë. Për muaj me radhë janë bërë kërkime por asnjë rezultat. Vajza rezultonte në listën e personave të zhdukur. Një numër i madh personash u morën në pyetje por askush nuk e kishte parë adoleshten prej ditës kur u largua nga banesa. Informacionet për humbjen e saj i’u përcollën të gjitha drejtorive të policisë, komisariateve dhe pikave kufitare në vend, derisa vajza u gjet në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Hetimet

Pas shoqërimit të vajzës, policia e Tiranës njoftoi Drejtorinë e Policisë Lezhë e cila po merret me hetimin e rastit. Zhdukja e vajzës së re po hetohet në dy pista kryesore, largim me dëshirë dhe mashtrimin e saj nga ndonjë grup krimnal me qëllim trafikimi. Vajza është marrë në pyetje po, nuk jepen detaje se ku ka qëndruar gjithë këtë periudhë e fshehur dhe kush po e ndihmonte të shkonte jashtë vendit. Për, policinë, duket e pamundur që vajza të ketë jetuar e vetme gjithë këto muaj. Ata dyshojnë se minorenja mund të jetë shfrytëzuar brenda vendit, dhe do të nxirrej jashtë vendit për të ushtruar prostitucion. Uniformat blu nuk japin shumë detaje në lidhje me të dhënat e siguruara dhe vendet ku ka qëndruar minorenia, deri në zbulimin e personave që mund të kenë abuzuar. Po ashtu, nuk përjashtohet edhe mundësia që vajza të ejtë larguar me dëshirë nga banesa e saj, por gjithsesi, dyshimet janë se ajo ëhstë mashtruar nga dikush që e ka strehuar për muaj me radhë./Javanews

Next Post

Yanukovych dëshiron të kthehet në Ukrainë si president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In