• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 mitet e rreme të propogandës ndaj Paketës Anti “KÇK”

by Alfred Peza
05/02/2020 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Duke dashur që të prodhojnë politikë edhe me luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve të ekonomisë së tyre të zezë, në kuadër të asaj që mazhoranca e ka quajtur Paketa Anti “KÇK”, opozita dhe opozitarët e rreshtuar kundër qeverisë po e bazojnë këtë fushatë, si në rastet e ngjashme, mbi mitet e rreme.

Kjo qasje duket se është shndërruar tashmë në një kulturë që tenton të përhapet gjerësisht. Duke u bërë një mënyrë të menduari e të shprehuri. Duke e shndërruar në zgjatim të luftës së tyre politike, me mjete të tjera kundër Kryeministrit Rama. Pjesë e kësaj kulture të komunikimit publik, ishte edhe propaganda opozitare e një viti më parë, që ngjizi, ushqeu duke mbajtur gjatë në këmbë përmes miteve të rreme, “revolucionin popullor” të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.

Dihet që “miti është bindje apo besim kolektiv, që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Disa prej miteve kanë nisur që tani ta shoqërojnë operacionin e ri të qeverisë kundër krimit të organizuar, janë:

1.- Miti: Anti “KÇK” zëvendëson SPAK-un. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Kushdo që ka pak durim ti hedhi një sy draftit, do të kuptojë se procedura deri në bllokimin e aseteve kriminale, kalon fillimisht nga vetë të dyshuarit të cilët kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Sëbashku me dosjen e tyre, ato i dërgohen më pas SPAK për hetime. Nga aty është gjykata e posaçme ajo që do të shqyrtojë provat e të gjitha palëve dhe do të mari vendimin final brenda 6 muajve.

2.- Miti: Anti “KÇK” dublon sistemin e ri të drejtësisë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Institucionet e drejtësisë së re janë të përjetëshme, ndërsa Operacioni Forca e Ligjit (OFL) është i përkohshëm. Efektet e tij shtrihen vetëm brenda vitit 2020. Kjo është koha kur besohet se pas çmontimit të plotë të sistemit të vjetër, do të jenë ngritur, kanë nisur qe të funksionojnë dhe do të jenë 100% në efiçencë të plotë, të gjitha institucionet e sistemit të ri të drejtësisë.

3.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për të mbrojtur përfaqësuesit e mazhorancës. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Të gjithë politikanët e mazhorancës e të opozitës, në qeverisjen qëndrore, administrative a institucionet kushtetuese e shtetërore qofshin, janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Çdo i zgjedhur, i emëruar apo i votuar për të mbajtur funksione të larta publike, është i kontrolluar dhe i kontrollueshëm në çdo kohë.

4.- Miti: Anti “KÇK” bëhet nga qeveria për zgjedhjet e reja. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të radhës janë në qershorin e vitit 2021. Qëndrimi i mazhorancës është i qartë: Nuk ka zgjedhje të parakohëshme. Kjo do të thotë se operacioni Anti “KÇK” do të përfundojë të paktën 6 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë forcë politike nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet parlamentare, apo lokale, përmes aksioneve të tilla. Krej e kundërta në fakt, është e vërtetë.

5.- Miti: Anti “KÇK” shkel të drejtat e njeriut. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në asnjë rast dhe për asnjë arësye, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lejon shkeljen e të drejtave të asnjë qytetari, të cilat janë të parashikuara në Konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në nenin 15 pika 1 të dokumentit themeltar të shtetit thuhet shprehimisht: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit jurdik”.

6.- Miti: Anti “KÇK” do te jetë selektiv. Realiteti: Nuk ëshë e vërtetë. E para, ky është thjeshtë një spekullim i ngritur mbi paragjykime. E dyta, kushdo ka të drejtë që të jetë skeptik, për aq kohë sa nuk i ka parë me sytë e tij rezultatet konkrete të operacionit. E treta, aksesi i gjithë qytetarëve shqiptarë në internet dhe në rrjetet sociale, ia ka pamundësuar jo vetëm qeverisë Rama, por çdo qeverie tjetër që do të shkojë e do të vijë në Shqipëri sot e tuje, mundësinë e të qenit i njëanshëm në një realitet si ky.

7.- Miti: Anti “KÇK” është një shpikje shqiptare. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Operacionet e bujshme kundër aseteve të mafias italiane, të inicuara fillimisht nga të famshmit Falkone e Borsellino, vazhdojnë ende sot e kësaj dite prej afro tri dekadash. Në SHBA avokati i sotëm i Presidentit Trump, Rudi Xhuliani në vitet ’80 me Prokurorinë e New York-ut goditën asetet kriminale të 5 familjeve mafioze të qytetit. Ndërsa Britania e Madhe e ka aplikuar atë për asetet të grupeve terroriste dhe financuesve të tyre.

8.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për propogandë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Mjafton të shohesh rezultatet e dy ditëve të para të operacionit kundër organizatës kriminale të “kap çfarë të kapësh” për të kuptuar se kemi të bëjmë me një nga ndërmarrjet me mundësinë për të qenë më efikasja në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale, rrjeteve dhe familjeve mafioze. Në të kundërtën, kjo nuk do të ishte thjeshtë humbja e një beteje të PS, por e luftës për një kohë të gjatë ndaj kriminalitetit në Shqipëri.

9.- Miti: Anti “KÇK” nuk është punë policesh me syze dielli. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zëdhënësja bjonde e Operacioneve Forca e Ligjit ka shërbyer deri tani thjeshtë si një “hurdhë” për trupat në terren dhe si një gozhdë ku të gjithë kritizerët, kritikët dhe paragjykuesit e gjithçkaje në këtë vend, mund të varin xhaketat. Trinitria e suksesit të Anti “KÇK” ngrihet mbi: a.- Databazën e të dhënave të atyre që do goditen; b.- Paketa ligjore. c.- Trupat elitë të OFL që janë zgjedhur, trajnuar e pajisuar si kurrë më parë.

10.- Miti: Anti “KÇK” është artificë për të trembur kundërshtarët. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Rrëzimi i sistemit të vjetër të drejtësisë deri në funksionimin efiçent të të gjitha institucioneve të sistemit të ri, ka krijuar një boshllëk real që duket tek lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krimet e rënda që ndodhin me bekimin e prokurorëve e gjyqtarëve të “KÇK”. Nëse këtë boshllëk të jashtëzakonshëm nuk e zë shteti, përmes masash të jashtëzakonshme provizore si këto, vendin e tij do ta zerë antishteti.

Kjo është çështja!

Next Post
Protestat te Bylisi-Vllaznia, Disiplina “burgos” Goxhajn, dënimit s’i shpëton as Kapllanaj

Protestat te Bylisi-Vllaznia, Disiplina “burgos” Goxhajn, dënimit s’i shpëton as Kapllanaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In