• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 milionë turistë?

by Eduard Zaloshnja
27/02/2024 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh nga fundi i dhjetorit, Kryeministri Rama ka trumbetuar shpesh shifrën “10 milionë turistë”, si në deklaratat e tij brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit. Ky trumbetim i tij bazohet në të dhënat e sistemit TIMS, i cili ka regjistruar më 2023 mbi 10 milionë hyrje me pasaporta të huaja në kufijtë tanë. Po a mund të konsiderohen këto 10 milionë hyrje si “10 milionë turistë”?

Një shtetas i Kosovës, fjala vjen, mund ta ketë vizituar vjet Shqipërinë në 2-3 të shtuna, dhe pasaporta e tij është regjistruar 2-3 herë si hyrje në sistemin TIMS. Por ai thjesht është vetëm 1 turist që ka kaluar 2-3 net në Shqipëri.

Një shtetas malazez apo maqedonas, fjala vjen, mund të bëjë 2-3 hyrje për dreka në Shkodër apo Pogradec, dhe pasaporta e tij është regjistruar 2-3 herë si hyrje në sistemin TIMS. Por ai nuk mund të llogaritet si “2-3 turistë”.

Një shtetasi të Kosovës që kalon tranzit për të pushuar në Ulqin, fjala vjen, i regjistrohet hyrja 2 herë në sistemin TIMS – një herë në Morinë, kur niset për pushime, dhe herën tjetër në Muriqan, kur kthehet nga pushimet ulqinake. Pra, ai nuk mund të quhet “2 turistë” në Shqipëri.

Një shtetas italian, grek, gjerman, apo amerikan që banon këtu (ka plot emigrantë që janë kthyer përfundimisht në mëmëdhe pas marrjes së shtetësisë në vendet e emigrimit) mund të shkojë për pushime diku jashtë Shqipërisë. Dhe kur kthehet, TIMS-i e regjistron si shtetas i huaj që futet këtu. Por ai nuk mund të quhet një turist që po viziton Shqipërinë.

Shumë shtetas kosovarë, maqedonas apo malazezë mund të vijnë në aeroportin e Tiranës për të fluturuar drejt destinacioneve që nuk ofrohen në aeroportet e tyre përkatëse. Dhe të gjithë këta regjistrohen në sistemin TIMS si shtetas të huaj që futen në Shqipëri. Por ata nuk mund të quhen turistë në Shqipëri.

Në qoftë se të dhënat e hollësishme të sistemit TIMS do të ishin publike, mund të identifikonim qindra-mijra raste si të shembujve të mësipërm. Por sadoqë hollësira të tilla nuk publikohen, të paktën INSTAT-i jep detaje mbi shtetësinë e pasaportave të huaja që janë regjistruar në hyrjet e sistemit TIMS.

Nga këto detaje të INSTAT-it, mësojmë se plot 43.3% e hyrjeve ishin vjet me pasaportë kosovare, 9.4% me pasaportë italiane, 7.3% me pasaportë maqedonase, 6.6% me pasaportë greke, 6.3% me pasaportë malazeze dhe 3.1% me pasaportë gjermane (shihni grafikun shoqërues). Në total, nga mbi 10 milionë hyrjet e regjistruara të pasaportave të huaja, plot 76% i përkisnin vendeve të mësipërme, që dihet se kanë koncentrim të lartë të shqiptarëve me pasaporta joshqiptare.

Edhe pse nuk mund të analizohet dot se sa nga hyrjet me pasaporta të huaja mund të përkthehen në numër turistësh që kanë vizituar Shqipërinë, përqindjet e mësipërme përbëjnë një indicie të fortë se tek ne ende vazhdon të mbizotërojë turizmi patriotik.

Që turizmi aktual të marrë përmasa të gjera multietnike, duhet një strategji e mirëmenduar e Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Ekonomisë e Kulturës, si në marketingun ndërkombëtar, edhe në krijimin e kushteve të këtushme për tërheqjen e turistëve nga etni sa më të ndryshme.

Shënim: Teksa nuk mund të llogaritet me saktësi numri i turistëve të huaj më 2023, mund të thuhet pa frikë statistikore që ai numër duhet të jetë rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë – flet vetë fakti që vjet u regjistruan mbi 10 milionë hyrje me pasaportë të huaj në sistemin TIMS, nga vetëm 7.5 milionë që u regjistruan parvjet.

Next Post
Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari me 150 doza në Gjirokastër

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari me 150 doza në Gjirokastër

Comments 2

  1. Lui says:
    2 years ago

    Zakonisht më pëlqen me sondazhet që bën. Por kësaj here ia paske futur kot. Çdo kalim në doganë quhet turist sepse ai shpenzon sado pak para, qoftë dhe një ujë që blen. Numrat për këtë janë, jo thjeshtë si fytyra. Sipas llogjikës që ndjek ti, i bie në statistika 5-vjeçare nuk duhen llogaritur ata që kanë ardhur pas 2-3 vitesh përsëri, meqë kanë qenë një herë..Turist llogaritet çdokush që nuk jeton në Shqipëri dhe futet qoftë për pak orë, qoftë për disa ditë sepse shpenzohen para edhe ai që kalon tranzit psh do ndalojë për pushim dhe do pijë ujë.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Të mos i vemë doçka , as kleçka thashethemnajë, por vetë fakti që janar i këtij viti pati 20-30% më shumë se sa janari i vjetshëm nuk besoj të jenë të gjithë shqiptarë me pasaportë të huaj. Është ajo që thotë miku i mësipër Lui. Janë njerëz që shkelin tokën shqiptare për 1, 2, 3 e më shumë ditë në Shqipëri. Më mirë do e tregojnë të rregjistruar IT nëpër hotelet dhe bujtinat shqiptare.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In