Policia franceze ka caktuar një linjë telefonike për të denoncuar çdo formë të shfaqjes së terrorit apo persona të dyshimtë.
Që prej të premtes së shkuar kur Parisi u trondit nga 7 sulme terroriste, në linjën anti-terror Policia franceze njofton se ka marrë një numër rekord prej 10 mijë telefonatash.
Javën e fundit ndjeshëm duket velrësimi i çdo situate edhe nga qytetarët, të cilët për çdo person apo zhvillim të dyshimtë njoftojnë policinë në linjën e posçme.