• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 mijë punonjësit e transportit ndihmë 10 000 lekë për Vitin e Ri/ Gonxhe: Bonusin do e marrin edhe ish-punonjësit

by Java News
16/12/2020 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë në prag të festave. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i transportit Rrugor Blendi Gonxhja nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku shprehet se ky është një akt solidariteti në prag të festave të fundvitit.

Sipas Gonxhes duke qenë se transporti është ndër sektorët më të goditur nga pandemia qeveria ka vendosur të japë 10 mijë lekë shpërblim për vitin e ri për këta qytetar.  Vlera prej 100 milionë lekësh që do të jepet për këtë kategori, është siguruar nga fondet e DPSHTRR të realizuara në 2019.

“DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR. U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 202”, shkruan Gonxhe në facebook.

Kjo ndihmë do të kalojë në llogaritë e tyre bankare sipas listës brenda këtij muaji. Po ashtu Gonxhe ka njoftuar edhe një pagë tjetër lufte për 420 punonjës.

“U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!”, vijon postimi i tij.

Punonjësit dhe ish punonjësit e këtij sektori zhvilluan një sërë protestash në muajit qershor-korrik duke kërkuar edhe një pagë tjetër lufte, pasi kishin përfituar vetëm bonusin prej 40 mijë lekësh. Pas shumë protestash qeveria vendosi t’u japë edhe një pagë të dytë prej 26 mijë lekësh mes të muajit gusht.

g.kosovari
Next Post
‘Prandaj e ke katandisur kështu…’/ Silva Bino s’përmbahet ndaj Shehut: Pusho, mbylle tani. S’të ka lezet se kemi…

‘Prandaj e ke katandisur kështu…’/ Silva Bino s'përmbahet ndaj Shehut: Pusho, mbylle tani. S'të ka lezet se kemi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In