• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“10 mijë lekë më jep!”/ Akuzohen se merrnin ryshfet, ndalohen nga polica dy mjekët në Fier. Pezullohen nga detyra

by Java News
04/06/2021 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit që u denoncuan përmes një videofilmimi publikuar në media se merrnin para nga qytetarët janë ndaluar nga policia.

Në një njoftim zyrtar, policia e Fierit bën me dije se “pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier, Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve Agim Sula, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Eduart Shyti, 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier”.

Sipas policisë, këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.

Përmes kamerës së fshehtë, dukej psikiatri Agim Sula teksa i ka marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.

Mësohet se mjeku psikiatër Agim Sula dhe mjeku ORL, Eduart Shyti, aktualisht janë pezulluar nga detyra.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar. Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast”, thuhet në një njoftim.

BISEDA E PERGJUAR

Qytetarja – Doktor si kaluat?

Doktori – Mirë!

Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…

Doktori – Po mërzitjen?

Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…

Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?

Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, nuk është, se vuaj nga kjo, po mërzitem.

Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?

Qytetarja – Po kur fillon e agravon…

Doktori – Po dhimbje trupore?

Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.

Doktori – Sa orë gjumë fle?

Qytetarja – Shumë pak!

Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!

Qytetarja – Po!

Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ilaçet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medikament, kto medikamente dhe kjo dozë.

Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?

Doktori – Po dhjetë mijë lekë më jep!

Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)

Doktori – Merri aty edhe…!

Qytetarja – Shumë faleminderit!

Doktori – Merr një ujë, një gjë dhe pi që tani!

Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!

Infermierja – Mirupafshim!

Qytetarja – Punë të mbarë!

Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.

Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës. Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kriminale. Ishte tarifa e doktorit.

Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?

Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.

Denoncuesi: Po nuk tregon ajo, kur i dhemb.

Mjeku: Ktheje kokën majtas! Bravo! Hiqe maskën fare!

Denoncuesi: Bjema mua!

Mjeku: Ktheje kokën ktej!

Mjeku: Ktheje në anën tjetër!

Mjeku: Super fare! Ato s’duken fare, po pas dy muajsh, nëqoftëse do të vëri vëth prapë, mund ta çosh, t’i çposh prapë!

Denoncuesi: Po për t’i hequr penjtë tani?

Mjeku: Edhe nëqoftëse do t’i vëri prapë, duhet të kalojnë nja dy muaj, mund ta çposh prapë!

Denoncuesi: Dakord! Tani se doli kshu, 30-të t’i dhashë radhën e parë dhe 20-të tani.

Mjeku : S’ka gjë!

Denoncuesi: Shumë faleminderit!

Mjeku: Kalofshi mirë!

Qytetari: Na fal, se erdhi çikë pa përgatitur!

Mjeku: S’ka gjë!

g.kosovari

Next Post
Shembi urën e Darëzezës, arrestohet shoferi i kamionit/ Policia: Nuk respektoi tabelën

Shembi urën e Darëzezës, arrestohet shoferi i kamionit/ Policia: Nuk respektoi tabelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

May 26, 2026
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

May 26, 2026
“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

May 26, 2026

“Drejtësi me çdo kusht” e SPAK-ut dhe një mësim që vjen nga Shtetet e Bashkuara

May 26, 2026
“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

May 26, 2026
Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

May 26, 2026
Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

May 26, 2026
Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

May 26, 2026
“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara

Masakra e ‘96/ Koçi: Një grusht shteti që nuk u dënua kurrë, si Berisha grabiti pushtetin me gjak, dhunë dhe falsifikime!

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In