10 mijë kuqezinj në Danimarkë
Kombëtarja Shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndesishme muajin e ardhshëm, ndeshjen e parë në Danimarkë dhe do të presë Portugalinë në “Elbasan Arena“.
Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për kombëtaren sepse është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj për të marrë pjesë në France Euro 2016.
Ecuria e shkëlqyer që ekipi kuqezi ka pasur gjatë këtij viti, kanë bërë që edhe shikueshmëria dhe interesi të jetë më i lartë.
Mediat daneze kanë përfolur këto ditë se priten rreth 10 mijë tifoza kuqezinj në Danimarkë me 4 shtator.
Takimi do zhvillohet në impiantin “Parken Sport”, me një kapacitet prej 38,065./ sportpress.al









