• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 më të pasurit në Shqipëri/ Kush nuk është deklaruar?

by
18/07/2015 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të listës me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri, diskutimet kanë qenë të shumta dhe padyshim dhe aludimet.

Zef Preçi, në një intervistë për MAPO, thotë se pasanikët e vërtetë nuk janë në listë, pasi nuk duan të deklarohen. Sipas tij, në listë duhet të ishin edhe politikanë.

“Të dhënat e ndryshme nga burime të tjera e kryesisht nga komuniteti i biznesit flasin për individë të tjerë që janë ndoshta shumë herë më të pasur se listat e publikuara nga FLE gjatë dy apo tri viteve të fundit.

Së dyti, nga opinioni publik, por edhe nga qarqet studimore të caktuara, ndoshta edhe nga agjencitë e specializuara të inteligjencës pranohet gjerësisht se ka individë shumë të pasur në radhët e klasës politike dhe administrative të vendit.

D.m.th bëhet fjalë për rastet ku funksionarë të lartë publikë, në pushtet dhe në opozitë përfliten si zotërues milionash (në euro) shumica në emrin e personave të tretë dhe ndonjëri pjesërisht edhe në emrin e vet.

Por pasurimi i politikanëve mbetet kryesisht me kuadrin e përfoljes publike dhe pa asnjë indikacion nga agjencitë ligj-zbatuese të vendit. Në vendet perëndimore që kam patur rastin të vizitoj lista me emrat e sipërmarrësve – të ligjshëm kuptohet se të paligjshmit janë prapa hekurave – zakonisht publikohen njëherë në vit. Në to përfshihet një numër më i madh individësh, duke bërë edhe renditjen e tyre sipas vlerësimeve të përafërta të aseteve, aksioneve apo pasurive likuide që zotërojnë brenda dhe jashtë vendit. Kështu për shembull, Irlanda publikon një listë me 500 persona të tillë.

Sa i takon faktit që ju përmendni në listë, dmth të ndryshimit të renditjes në listën e FLE, kjo është një çështje e komplikuar. E para për faktin se deklarime të tilla nuk bëhen pa lejen e personave në fjalë (dhe unë besoj se për shumë arsye që nga mënyra si janë bërë të pasur disa syresh deri edhe për arsye të sigurisë personale shumica e më të pasurve nuk preferojnë të deklarohen). E dyta edhe për faktin se disa kompani të mëdha nuk kanë ngjyrë politike dmth “janë miqësore” me çdo grupim që drejton vendin, madje deri në kufijtë e shqetësimit publik. Kjo sepse në radhët e pronarëve apo aksionerëve kryesorë të këtyre kompanive gjen edhe persona të njohur nga publiku si “middle man” – fjala është për ata që publiku i ka njohur dhe i njeh si “eminenca gri” të drejtuesve kryesorë politikë.

Në mjaft raste ata janë njëkohësisht edhe sponsorizuesit e padukshëm për publikun të fushatave zgjedhore që sa vijnë e shtrenjtohen në vendin më të varfër të Europës, por edhe përfituesit kryesorë që deformojnë konkurrencën dmth që “thithin” privatizimet, fondet publike, koncesione, etj. Madje në këtë kategori të fundit nuk përjashtohen dhe rastet e deformimit për interesa klienteliste të procesit ligjvënës, dmth ndërmarrja dhe miratimi i nismave ligjore në të cilat krijohen monopole të reja në fushën e partneritetit publik-privat, në koncesionimin e disa shërbimeve publike të rëndësishme herë herë edhe drejtpërdrejtë pa kurrfarë gare qoftë edhe formale, dhe në ligjet përkatëse mungon vetëm emri i firmës “fituese” (nënkupto personit të fuqishëm pranë udhëheqjes) dhe ligjvënës të rëndësishëm – njohës të problemit rreken të sforcuar të bindin opinionin se po veprojnë “në emër të interesave publike”, thotë ai për Mapo.

Next Post

Shqiptarët protagonistë në Greqi, por tashmë si viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com