Një efektiv i policisë së Shkodrës është arrestuar nga kolegët e tij, pasi është kapur me drogë.
Në pranga ka përfunduar efektivi, Zef Mirashi, pasi në automjetin e tij policia ka gjetur 10 kg kanabis.
Lënda narkotike ishte futur në një thes. Arrestimi është bërë nga agjentët e Shërbimit të kontrollit të Brendshëm dhe antidroga e Shkodrës.