Policia italiane në Milano ka zbuluar një rafineri heroine, në një shtëpi dykatëshe në qytetin e vogël të Fontanella, në provincën e Bergamos.
Karabinierët vunë në pranga 3 shqiptarët, si dhe sekuestruan gjithsej 10 kilogramë heroinë e 1 kg kokainë.
Operacioni kishte disa kohë që kishte nisur, dhe është finalizuar ditën e djeshme, raportojnë mediat italiane.
Policia hyri në banesën e shqiptarëve dhe kapën në flagrancë dy burra që po paketonin lëndën narkotike.
Të dy shqiptarët, 22 dhe 41 vjeç, u përpoqën të shpëtonin përmes daljes dytësore, por u bllokuan menjëherë. Edhe një person i tretë, 24 vjeç, u gjurmua dhe u ndalua nga karabinierët. Agjentët ushtruan kontroll në shtëpi dhe gjetën kokainë e heroinë, të vendosura brenda një karroce.
Policët gjetën mjete prerëse dhe sende të tjera, që përdoreshin për paketimin e drogës. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 7 mijë euro ‘cash’, të ardhura nga aktiviteti kriminal i shitjes së drogës.
Pas kontrolleve, është sekuestruar gjithashtu një makinë Volvo V70 e përdorur për të transportuar lëndën narkotike.
g.kosovari