Që nga lumturia deri te bindjet tuaja fetare, ka disa gurë themeli që ju karakterizojnë, prej të cilave nuk duhet të sakrifikoni asnjërën, pasi në një dashuri e vërtetë nuk do t’ju duhet…
Është e vërtetë që kur dy persona lidhen së bashku, ata përpiqen të bëhen një trup i vetëm, një mendje e pandarë dhe dy njerëz të unifikuar. Por gjithsesi, ka disa gjëra të cilat duhet t’i ruani si personale dhe të mos hiqni dorë prej tyre pavarësisht sesa të madhe e keni dashurinë për partnerin tuaj.
Lumturinë
Partneri juaj duhet t’ju sjellë lumturi dhe gëzim në jetë, në vend që t’ju ulë moralin dhe t’ju bëjë të ndiheni të trishtuara. Nëse partneri/ja ju bën të mos ndiheni mirë për jetën, atëherë nuk jeni më në një lidhje të shëndetshme. Është e kuptueshme nëse partneri/ja juaj nuk është gjithnjë në humor të mirë, por nëse ai/ajo po ju lëndon qëllimisht, duhet të ndaheni. Lërini personat negativë të punojnë për të përmirësuar veten përpara se të mund të kenë një lidhje të shëndetshme.
Argëtimin
A qeshni me partnerin tuaj dhe a provoni gjëra të reja së bashku? Ndërsa është normale të keni mosmarrëveshje, shumica e marrëdhënies suaj duhet të ketë të bëjë me lumturinë dhe argëtimin. Është e rëndësishme ta shijoni jetën me partnerin tuaj dhe miqtë, e për më tepër, partneri juaj duhet ta respektojë këtë gjë.
Lirinë
Në një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të jeni në gjendje të dilni dhe të shijoni argëtimin pa shqetësuar apo zemëruar partnerin tuaj. Sjellja posesive është normalisht një tregues i pasigurisë dhe pasiguria është problem i tyre personal të cilin ju nuk mund ta rregulloni. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme përfshin dy partnerë që kalojnë kohë së bashku dhe veçmas.
Paqen e brendshme
Është e rëndësishme që të ruani paqen e brendshme në vetvete. Nëse partneri ju bën të ndiheni nervoz, të zemëruar, apo në ankth, ju mund ta gjeni veten në mes të depresionit. Nëse ziheni rregullisht me partnerin tuaj, është koha t’ia bëni vetes pyetjen përse po vazhdoni të qëndroni në këtë marrëdhënie? A po e bëni njëri-tjetrin të lumtur? A mund të zgjidhet problemi?
Përvojat
Jeta është plot entuziazëm. Gjatë jetës do të keni eksperienca brilante, të cilat do t’ju bëjnë më të zgjuar, më të lumtur dhe më në paqe me veten. Nëse personi që keni në krahë nuk kërkon të provojë gjëra të reja dhe ju pengon t’i provoni dhe ju ato, lumturia juaj mund të jetë e vështirë për t’u arritur. Një partner me stabilitet emocional do t’ju inkurajonte që të përjetonit gjëra të reja dhe të argëtoheshit.
Personalitetin
Personaliteti juaj është ai që ju karakterizon. Personi i duhur do t’ju dojë juve dhe personalitetin tuaj mbi çdo gjë. Në një marrëdhënie të lumtur, asnjë partner nuk do të donte ta ndryshonte personalitetin e tjetrit, sepse ata e duan njëri-tjetrin për atë që janë. Sigurisht që kompromisi është normal dhe i shëndetshëm, por nuk do të doni të jeni me dikë që përpiqet të ndryshojë personalitetin tuaj – gjë që do të thotë se ai/ajo nuk ju do mjaftueshëm.
Marrëdhëniet tuaja. Në fillim të një marrëdhënieje, shumë njerëz kalojnë një periudhë mjalti – entuziazëm, afërsi dhe një dëshirë për të qenë me tjetrin gjithë kohën. Megjithatë, nëse keni qenë së bashku për pak muaj dhe mezi i shihni miqtë dhe familjen tuaj, kjo tregon për sjellje posesive. Është e rëndësishme të keni shumë marrëdhënie të shëndetshme në jetë dhe të mos jeni shumë të varur me partnerin tuaj, pasi kjo është e pashëndetshme.
Ndjenjat
Një pjesë e madhe e një marrëdhënieje të shëndetshme është respekti: të dy partnerët duhet të dëgjojnë vërtet njëri-tjetrin dhe të kuptojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre pa i gjykuar, shkruan Shqip. Nëse ndieni se partneri juaj nuk i merr në konsideratë ndjenjat tuaja, pyesni veten nëse i merr ai/ajo parasysh ato që ndieni dhe si mund ta ndryshoni këtë.
Ëndrrat
Një marrëdhënie e mirë është një partneritet. Të dy njerëzit duhet të mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të rrugës së tyre. Është normale të keni ndjenja të ndryshme, por ju duhet të mbështesni gjithnjë njëri-tjetrin gjatë gjithë rrugëtimit. Dashuria do të thotë të duash që dikush të përjetojë gëzimin dhe lumturinë tuaj. Çfarë dëshiron në jetë është një pjesë e madhe e atij që ti je dhe është po ashtu me ndikim të madh në marrëdhënien tuaj të realizoni ëndrrat.
Besimin
Besimi juaj është i rëndësishëm për atë që jeni vërtet. Askush në jetën tuaj nuk duhet të përpiqet t’ju ndryshojë fenë apo besimet tuaja. Ndoshta partneri juaj nuk ka të njëjtin besim me ju, por kjo nuk duhet të ndryshojë asgjë mes jush. Vlerat personale janë ato që kanë më së shumti rëndësi.