• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 gjërat që klientët marrin nga hotelet (Italianët kanë “dorë”, ndërsa norvegjezët…)

by Java News
18/11/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italianët janë të parët që kanë “dorë” në Europë sa u takon vjedhjeve. Më të ndershmit? Danezët, holandezët dhe norvegjezët

Shishe me shapmo, sapunë, kufje për dush, nuk është diçka e re: klientët italianë të hoteleve e kanë kthyer në zakon marrjen e suvenirëve, ku pjesa më e madhe e aksesorëve ndodhen në banjat e dhomave. Dhe nuk është çudi që zbulohet se shpesh kanë marrë edhe peshqirë, pije dhe deri te bateritë e telekomandave.

Sipas investigimit të motorit të kërkimit të fluturimeve dhe hoteleve “Jetcost”, më shumë se 79% e italianëve ka pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel, ndërsa danezët janë miqtë më të ndershëm: 88% e tyre kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjëherë asgjë me vete. Pas tyre, sa i takon korrektësisë, janë holandezët dhe norvegjezët: 85% dhe 84% e tyre, respektivisht, shprehen se nuk kanë marrë kurrë objekte me vete. Mes atyre udhëtarëve apo turistëve që kanë pranuar se kanë marrë me vete diçka si kujtim gjatë qëndrimit në hotele, janë 62% e francezëve, 69% e britanikëve, 76% e portugezëve dhe 81% e spanjollëve.

Pëlqejnë edhe ëmbëlsirat dhe frutat – Nga investigimi, ka rezultuar se shpesh janë “vjedhur” edhe shumë gjëra të tjera. Për shembull, edhe pse frutat dhe ëmbëlsirat vendosen si zakonisht për mikpritje në dhomat e klientëve, nuk ndodh e njëjta gjë edhe për tabakatë dhe shportat që i mbajnë ato dhe që në fund zhduken nga tryeza. Ndërkohë, vjedhje të tjera janë më të justifikuara: disa kanë marrë bateritë e telekomandës, ose pultin e kondicionerit, edhe pse jashtë dhomës nuk funksionon, apo llampadarët e abazhurëve, ose Biblën në gjuhë të ndryshme që ndodhet në sirtarët e tryezave dhe komodinave.

Jastëkët, çfarë pasioni! – Ka nga ata që kanë marrë me vete edhe jastëkët dhe mbulesat e krevatit që ndodhen në dollap. Më ekspertët kanë marrë ato me cilësinë më të mirë, duke lënë ato që nuk vlenin shumë. Gjëja më absurde është që bëhet fjalë gjithsesi për objekte me pak vlerë, që kushtojnë pak para në dhomat e hotelit, me këtë të fundit që shkon më shumë se 100 euro nata. Në disa hotele të tjerë janë përdorur edhe kaçavidat për të hequr fotografitë, gdhendjet e dyerve, tharësen e flokëve, mbajtësen e peshqirëve, pasqyrat, elektro-shtëpiaket dhe manjetofonët.

Tundimi për mini-barin – Një vend jashtëzakonisht “i rrezikshëm” janë qendrat e biznesit për biznesmenët, nga ku zhduken në mënyrë të vazhdueshme printerë, kompjuterë dhe letra pune. Është zbavitëse të theksohet se pjesa më e madhe e këtyre “kriptomanëve” nuk ka pranuar asnjëherë se ka “vjedhur” diçka, por ka thënë që kanë marrë me vete një “kujtim”. Një tjetër tundim i kësaj kategorie, është edhe mini-bari. Nuk ka ndodhur rrallë në fakt, që pasi kanë konsumuar shishe me xhin apo vodka, klientët e mbushin me ujë, duke u kujdesur që tapa të duket se është mbyllur me të vërtetë. Ka ndodhur edhe me pije si Whisky apo konjak, duke e zëvendësuar alkoolin me çaj apo ndonjë pije tjetër me ngjyrë të ngjashme, shkruan shqip

Në fund, ja 10 gjërat që merren në mënyrë të vazhdueshme në hotele:

1.Aksesorë në banja (duke përfshirë ndonjëherë edhe mbajtëset e tyre).

2.Peshqirë, para së gjithash ata më të mëdhenjtë.

3.Llampa, bateri të telekomandës.

4.Objekte kancelarie, stilolapsa, libra të vegjël, revista, Bibla.

5.Lule dhe fruta, përfshirë vazo dhe shporta.

6.Shishe me pije nga mini-bari, që fillimisht pihen dhe më pas mbyllen me tapë.

7.Pjesë qeramikash, gota dhe pjata porcelani.

  1. Batanije, jastëkë e çarçafë.

9.Mbajtëse peshqirësh, tharëse flokësh, pasqyra.

10.Elektro-shtëpiake, pjata, orë, Dvd./ak

Next Post
Kryeministri Mustafa: Të gjithë tenderët po i fitojnë vetëm disa kompani

Kryeministri kosovar premton se po hetohen 50 zyrtarë për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In