• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 fakte që nuk i dini për Bill Clinton

by A R
21/08/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 19 gusht 1946 lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç).

Klinton e mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës.

Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive, 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

Që kur lanë shtëpinë presidenciale, ai dhe Hillary kanë qëndruar në vijën e frontit të politikës amerikane.

Këta janë dhjetë faktet që mund të mos i dini për një nga presidentët më të dashur të SHBA-ve, por dhe në vendin tonë.

1- Presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.

2- Një tjetër e përbashkët mes Presidentit Klinton dhe Bushit: Ata të dy janë të gjatë rreth 1.88 cm dhe pozicionohen si presidentët e katërt më të gjatë të historisë amerikane.

3- Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)

4- Një mace e quajtur Soks ishte kafsha më e famshme presidenciale si pjesë e familjes së Klintonit dhe qëndronte në Shtëpinë e Bardhë.

Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin e–maile të shumta për të.

5- Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

6- Clinton ishte 16 vjeç kur takoi presidentin John F. Kennedy në 1963, vetëm katër muaj para vdekjes së tij. Nga ky takim, Klinton vendosi ti hynte politikës.

7- Clinton u njoh si “Çuni guvernator ” kur ai fitoi zgjedhjet në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Ai humbi zgjedhjet e ardhshme në vitin 1980, por më pas ai fitoi tre raunde zgjedhjesh të njëpasnjëshme.

8- Clinton shkëlqeu si student lider dhe muzikant saksofoni në shkollën e mesme, madje bënte pjesë në pjesën kryesore të bandës të studentëve. Por presidenti i ardhshëm bëri një ndryshim në karrierë pasi takoi Kenedin dhe vendosi se ai nuk do të ishte kurrë aq i mirë sa saksofonisti John Coltrane.

9- Fjalimi i Dr. Martin Luther King “Unë kam një ëndërr” e impresionoi aq shumë adoleshentin Bill saqë e shtyu të memorizonte çdo fjalë të këtij fjalimi menjëherë pasi e dëgjoi.

10- Klinton u zhvendos Dallas në 1972 për të punuar për fushatën presidenciale të George McGovern. Në këtë fushatë morri pjesë dhe një vizionar i ri që ishte Steven Spielberg. / r.a

Next Post
Ilir Meta ‘braktis’ Shëngjinin, fotografohet në plazhin e Jalës (FOTO)

Ilir Meta 'braktis' Shëngjinin, fotografohet në plazhin e Jalës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Shtator 2026

September 2, 2026
Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

September 2, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

September 2, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

September 2, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Erion Veliajt! Avokati Ndreca paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

September 2, 2026
Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

September 2, 2026
Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

September 2, 2026
Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

September 2, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

September 2, 2026
Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com