• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 fakte për pasurinë e Eskobarit, që do t’ju lënë pa fjalë

by A R
11/01/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pablo Escobar, i njohur ndryshe si “Mbreti i kokainës”, ishte djali i një fermeri të varfër kolumbian, por pa mbushur ende mirë 35 vjeç, ai renditej ndër njerëzit më të pasur të botës.

Escobar u bë lideri i kartelit “Medellín”, i cili furnizonte me kokainë 80 për qind të tregut botëror.

Pavarësisht se verifikimi i pasurisë së Escobar-it është i vështirë për shkak të origjinës së paligjshme, ajo përllogaritet të ketë arritur rreth 30 miliardë dollarë.

Ja disa fakte që flasin për pasurinë marramendëse dhe mënyrën e jetesës së Ecobar-it.

1. Në mes të viteve ’80, karteli i Escobar-it gjeneronte 420 milionë dollarë në javë, në total 22 miliardë në vit.

2. Escobar ka qenë në listën e “Forbes” për shtatë vjet me radhë. Në vitin 1989, ai u pozicionua i shtati në listën e njerëzve më të pasur në botë.

3. Në fund të viteve ’80, karteli i tij mbulonte kërkesat e 80 për qind të tregut botëror të kokainës.

4. Ai arrinte të fuste në SHBA rreth 15 tonë kokainë në ditë. Praktikisht, katër në pesë përdorues të kokainës në SHBA përdornin lëndën e siguruar nga karteli i Escobar.

5. “Biznesi” i tij shënonte një humbje mujore prej 2.1 miliardë dollarësh, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me fitimin.

6. Pasuria e jashtëzakonshme e Escobar-it u kthye në problem për të në momentin kur ai nuk mund të pastronte aq para sa fitonte. Ai nisi të grumbullonte para cash në fermat e Kolumbisë, magazinat e braktisura dhe muret e shtëpive të anëtarëve të kartelit.

7. Në kulmin e veprimtarisë së kartelit, fitimet ishin aq të mëdha saqë 10 për qind e tyre dëmtoheshin nga minjtë apo uji në magazinat ku fshiheshin.

8. Njëherë Pablo Escobar dogji 2 milionë dollarë në zjarr që vajza e tij të mos ndiente ftohtë. Për shkak se ishte gjithnjë në kërkim, ai dhe familja e tij ishin fshehur në një mal, kur vajza e tij pati probleme me hipoterminë. Escobar ndezi një zjarr ku dogji 2 milionë dollarë, që e bija të mos kishte ftohtë.

9. Ai ishte etiketuar ndryshe si “Robin Hood”. Kjo sepse shpesh u jepte para të varfërve, ndërtonte shtëpi për të pastrehët, fusha futbolli për komunitetin apo kopshte zoologjike.

10. Ai ra dakord me autoritetet kolumbiane që të dorëzohej vetëm me një kusht: Nëse çohej në një burg luksoz, të cilin e kishte ndërtuar vetë dhe e kishte emërtuar “Katedralja”. Në marrëveshjen e arritur me qeverinë kolumbiane thuhej se Escobarit i lejohej të zgjidhte shokët dhe punonjësit e burgut. Ai mund të drejtonte biznesin e tij nga burgu dhe të priste vizitorë.

Next Post
PD nis sezonin e protestave, në axhendë edhe bojkoti i Kuvendit

Spaho: Në zgjedhje me qeveri teknike (dhe një paralajmërim drejt deputetëve veteranë të PD)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

June 19, 2026
Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

June 19, 2026
Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

June 19, 2026
Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

June 19, 2026
Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

June 19, 2026
Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

June 19, 2026
Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

June 19, 2026
“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

June 19, 2026
NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

June 19, 2026
Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In