• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 ditët që kthyen qeverinë në realitet…

by Lutfi Dervishi
20/03/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

10 ditë më parë kryeministri dhe gjysma e qeverisë nga lartësitë e vizitës në Dubai dhe detyrës kumtuan se përballë krizës thjesht duhen shtrënguar rripat dhe dhëmbët. Protestat në Tiranë dhe rrethe e kthyen qeverinë me këmbë në tokë dhe kriza aktivizoi Kryeministrin si për të na kujtuar se në ditë normale ai mund t’i lejojë vetes vetëm të merret me çështje të mëdha (Ukraina, NATO, ngrohja globale etj) dhe nuk mund të merret me problemet e rëndomta të qeverisjes së Shqipërisë.

Kriza e rriti adrenalinën e Kryeministrit, i cili ktheu mbrapsht çfarë kishte thënë 48 orë më parë dhe nisi sulmin për të fituar opinionin publik!

Protestat nxorrë në shesh shkëputjen totale nga realiteti i përditshëm i qeverisë me të qeverisurit. Deklaratat të denja vetëm për meme të klasit të parë të anëtarëve të kabinetit (njëra pas tjetrës a thua se ishin koordinuar kush këput më shumë mufka)  dhe mungesa totale e informacionit për gjendjen e tregut- tregojnë se qeveria (bën sikur) punon vetëm po pa njerëz në sheshe. Më keq se qeveria këtë radhë u kap opozita kryesore e vendit e cila në kohën kur mijëra njerëz ishin në sheh fliste për hapa para, hapa pas, a thua se të shtunën e shkuar ishte mbyllur në sallë dhe bënte prova në një kurs vallëzimi për mbrëmjen e matures.

Dyshoj se edhe sot e kësaj dite anëtarët e kabinetit e dinë gjendjen e çmimeve të ushqimeve, le më të kenë informacion për gjendjen e rezervës apo të kenë ndonjë ide për 3 ditët apo 3 muajt e ardhshëm. Në mungesë të informacionit konkret flet për krizën si një e keqe e pashmangshme me të cilën do të përballesh. Në këtë rast thjesht përhap panik dhe më shumë se lufta në Ukrainë, paniku i përhapur nga qeveria “çmendi” çmimet. Kriza si çdo krizë tjetër nxorri në pah mungesën e funksionimit të institucioneve (inspektoriatet, autoriteti konkurrencës, ministritë e linjës etj). Ndërkohë që çmimet në tregjet e vendit arritën dhe kaluan çmimet në vendet e BE-së, rrogat e shqiptarëve mund të arrijnë ato të BE-së në rastin më të mirë pas 40 vitesh!

Nëse kriza ka 7 ditë, ne jemi ende në orët e para të ditën hënë. Gjendja mund të vijë duke u përkeqësuar, por krizat nuk përballohen me propagandë, masa populiste dhe veprime kuturu. Kriza kërkon strategji të qartë. Plane konkrete. Veprime konkrete. Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

Në momente krizash më shumë se fjalët vlejnë veprimet dhe ndonjëherë më shumë se veprimet vlejnë edhe gjestet dhe mesazhet që përcjell. Nëse tregon se edhe ti je një prej njerëzve të prekur, apo së paku e kupton se në çfarë gjendje janë të prekurit, ke fituar gjysmën e betejës.

Në takimet e djeshme të Kryeministrit me “grupet e interesit”- shqetësimi i parë i renditur ishte “trefishimi i çmimit hekurit” dhe fakti që ndërtuesit kanë ndërprerë punën. Mund të ishte artikuluar si shqetësim i parë bujqësia, mund të ishin artikuluar shtresat më të prekura,…etj

Problemet e sigurisë energjitike dhe sigurisë ushqimore do të jenë sfidat e mëdha me të cilat mund të përballet vendi. Kriza që është përpara është e pangjashme me tërmetin (ku na u ndodhën dhe na ndihmuan nga gjithë bota), është e pangjashme me pandeminë, kjo krizë më shumë se njerëzit do të testojë institucionet dhe qeverinë.

Sa për opozitën ajo është e zënë me punë më të rëndësishme dhe të komplikuara që ndoshta zgjidhen pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Lajmi i mirë është se protesta e ktheu qeverinë në punë. Lajm i keq është nëse qeveria ende nuk e di çfarë pune duhet të bëjë.

P.S

Të paktën këto ditë sikur nuk ka shumë kuptim hashtagu që poston qeveria #skakohëpërpushim ! Mund të zëvendësohet me #çfarëtëbëjmë! Ose#nazuridhekyhall

Next Post
Zv.Kryeministrja ukrainase trondit me deklaratat: Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë nga rusët

Zv.Kryeministrja ukrainase trondit me deklaratat: Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë nga rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Ushtaraku dhe autori u konfliktuan para vrasjes, viktimës iu gjet në dorë edhe një thikë! Dyshohet se sherri vijonte prej ditësh

August 8, 2026
Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

August 8, 2026
Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

August 8, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

August 8, 2026
Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

August 8, 2026
Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

August 8, 2026
Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com