• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 arsye pse opozita duhet të shkarkojë si kryetar Lulzimin dhe të zgjedhë Albinin?

by Kreshnik Spahiu
23/08/2021 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Militantënt demokratë e gjetën pas 30 vjetësh liderin e ri politik. Ai quhet: Albin Kurti.

12 vjet në opozitë dhe me dy liderë kufoma, demokratët më së fundmi po krijojnë besimin tek një lider i ri i cili plotëson disa kritere më shumë se Lulzim Basha apo Sali Berisha:

– Albini është 30 vjet më i ri se Berisha,

– Albini është me bashkëshorte norvegjeze, por jo serbe si Berisha,

– Albini e ka bashkshorten me kombësi dhe gjak norvegjez dhe jo si Basha me bashkshorte nga Tepelena por që refuzon pasaportën shqiptare,

– Albini s’është akuzuar asnjëherë për korrupsion si Berisha,

– Albini nuk ka 5 dosje për vjedhje dhe pastrim parash si Lulzim Basha,

– Albini ka qënë i burgosur politik, ndërsa Berisha 25 vjet sekretar partie,

– Albini i arrestuar disa herë nga Beogradi, ndërsa Basha disa herë i finacuar nga Soros në Hollandë,

– Albini organizon në Shqipëri më shumë protesta se Lulzim Basha,

– Albini ka më shumë mbështetës se Basha në Shqipëri.

– Albini nuk bën pazare dhe marrveshje me Edi Ramën për vila apo pallate në Vlorë si Lulzimi

Ju ftoj të lexoni komentet e demokratve në facebook. Albin Kurti është idhulli tyre.

Nëse kritikoni Albin Kurtin, ata të fyejnë dhe ofendojnë çdo kënd.

Demokratët mbështesin kauzat e Albin Kurtit kundër qeverisë Rama.

Demokratve ju duhet Albin Kurti, sepse vetëm ai mund t’ia dëmtoj imazhin Edi Ramës dhe për këtë s’kanë faj sepse Lulzimi ëshë më pis se Edvini.

I keni parë sa fanatik dhe të militant janë aktivistët e Vetëvendosjes?

Mund ta mbështesësh dhe votosh 15 vjet Albin Kurtin por ata e harrojnë dhe janë mosmirnjohës. Nëse e kritikon vetëm një herë në jetë atëhere turmat fillojnë lehin dhe vjellin vrerë kundër çdo kritiku. Harrojnë 15 vite mbështetje dhe nuk ta pranojnë aspak kritikën.

Ata janë më keq se komunistët e Fadil Hoxhës apo Enver Hoxhës,

Ata janë më të rrezikshëm se pionerët e Azem Vllasit apo Ramiz Alisë.

Ata kur bëhen bashkë me fshatarët e Partisë Demokratike bëhen si një çetë talebanësh ku pështynë ndaj çdo kujt.

Së bashku kanë nxjerr një tezë: “Nëse je kundër qeverisë Amerikës dhe Shqipërisë atëhere je patriot”.

Ata thonë: Çdo kush që mbështet qeverinë e Amerikës dhe Shqipërisë, paguhet nga SOROS dhe janë tradhtar, por harrojnë se dy më të paguarit janë Albini dhe Lulzimi.

Kishte të drejt Sali Berisha që nuk e pranoi 8 vjet Albin Kurtin në Shqipëri dhe e konsideronte Vetëvendosjen lëvizjen më Marksist-Laniniste në Ballkan.

Mos mendoni që demokratët e kanë harruar, por e kanë zakon tashmë të lëpijnë politikisht çdo pështym të së kaluarës. Ata janë grupimi më pa karakter dhe pa-besë në trevat shqiptare.

Kështu kanë lëpirë edhe Ilir Metën 10 vjet pas 20 vitesh pështyma.

Tashmë s’kanë zgjidhje tjetër, sepse nuk kanë asnjë emër për lider të opozitës së zbythur shqiptare.

Ata që ju kanë mbetur:

– ose presin të arrestohen dhe burgosen

– ose vujanë nga prostati nëpër spitale

– ose janë shpallur tradhtarë të partisë

E vetmja kandidaturë duhet vijë jashtë kufirit se brenda kanë këputur çdo fidan ende pa u rritur.

Prandaj i vetmi emër mbetet Albin Kurti pavarsisht se e baltosën dhe shpallën Non-Grata kur ishin në pushtet.

Atëhere qeverinë e familjes Berisha e komandonte Damir Fazlliçi, ndërsa tani, shqetësohen kur këndon Bergoviçi.

Fundja mos harroni që nga data 25 Prill kur Lulzimi deklaroi se: “Beteja sapo ka filluar”, ai ka fjetur çdo ditë 25 orë gjumë sepse s’ka ndrruar as orën, ndërsa Albin Kurti është vetmi që po bën një opozitë radikale me objektivin që Qeveria e Kosovës të rrëzoj nga pushteti, qeverinë e Shqipërisë.

Next Post
Të gjitha vendet ku po shkojnë afganët që arratisen nga regjimi i talebanëve

Alarmi i “The Sun”: Mes të evakuarve nga Afganistani po infiltrohen terroristë, po përgatiten për sulme kamikaze

Comments 1

  1. Tefik says:
    5 years ago

    Qënka çmëndur Kreshnuk Spahuri.
    Le të shkojë në Kosovë, e të bëhen dy të çmendur bashkë me Albinin e të hapin spitalin psiqiatrik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com