Kontributet e joeuropianëve kanë pasqyruar arritjet më të mëdha të mendjes njerëzore. Krenaritë që njerëzit kanë nga arritjet e paraardhësve të tyre nga vende të ndryshme gjeografike dhe kulturore, nuk duhet të shërbejë për të denigruar arritjet e grupeve të tjera. Ne të gjithë mund të krenohemi me këto arritje historike. Në këtë listë paraqiten arritjet më të mëdha nga joeuropianë.
1. Ibn Sina
Ibn Sina, i njohur më mirë në Perëndim me emrin Avicena, ishte një dijetar persian i njohur për filozofinë e tij dhe ekspertizën mjekësore. Ai kishte memorizuar Kuranin nga mosha dhjetë vjeç, dhe ka përfunduar studimet e tij të mjekësisë në moshën 21-vjeçare. “Canon of Medicine” ishte një enciklopedi mjekësore vëllimet e të cilit janë përdorur në të gjithë Europën dhe botën Islame deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Veprat e tjera tij të famshëm, Libri i Shërimit, ishte një enciklopedi mbi 20 vëllime mbi shkencën dhe filozofinë. Shkrimet e tij mjekësore janë ndikuar nga Hipokrati, Galeni dhe Sushruta. Ai përshkroi sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet seksuale të transmetueshme. Si një filozof, ai ka shkruar gjerësisht mbi logjikën, etikën, metafizikën.
2. Abu Rayhan Biruni
Abu Rayhan Biruni ishte një matematikan persian, teolog, filozof,astronom, gjeograf dhe historian që lindi në një vend pranë Aral Sea në Khwarazm. Ai fliste rrjedhshëm gjuhën persiane, arabe, greqishten e lashtë, latinisht dhe gjuhën hindu. Ai ka shkruar rreth 146 libra mbi astronominë, gjeografinë, matematikën dhe vetëm 22 prej tyre kanë mbijetuar. Biruni ishte tepër i përpiktë në vëzhgimet e tij dhe grumbullimin e të dhënave empirike. Biruni vëzhgoi dhe konfirmoi tërheqjen e të gjitha gjërave në drejtim të qendrës së Tokës. Ai gjithashtu pretendoi saktë që distanca në mes tokës dhe diellit ishte më e madh se sa vlerësimi i Ptolemeut. Biruni ka qenë quajtur babai i antropologjisë dhe regjistroi kulturat dhe fetë sipas grupeve përkatëse. Ai rendit në listën e dijetarëve më të mëdhenj që bota ka pasur ndonjëherë.
3. Aryabata
Aryabata ka qenë matematikan dhe astronom indian që ka punuar në qytetin Kusumapura në Indinë Veriore. Veprat e tij më të rëndësishme janë “Aryabhitija” dhe “Aryabhatasiddhanta”. Veprat e tij përfshijnë përdorimin e parë të dhjetësheve dhe nocionet e algjebrës. Ai përcaktoi sinusin dhe kosinusin, fraksionet, rrënjët katrore dhe kubike dhe ekuacionet kuadrate Aryabata hartoi një kalendar shumë të saktë dhe filloi praktikën e fillimit të çdo dite, duke llogaritur nga mesnata. Aryabata përshkroi saktësisht pse eklipset diellore dhe të asaj të hënës ndodhnin. Sateliti i parë i Indisë, u nis në vitin 1975, dhe u quajt Aryabhatanë për nder të tij.
4. Ibn Rushd
Ibn Rushd ose njohur ndryshe Averroes, ishte një dijetar arab lindur dhe i shkolluar në Cordova, Spanjë. Ai ishte një teolog islam, jurist, filozof dhe ka treguar interes të veçantë në fushën e gjeografisë, mjekësisë, matematikës dhe fizikës. Si një mjek, Ibn Rushdi ka shkruar gjerësisht për mjekësinë arabe. Ai mbështeti autopsinë, sugjeroi ekzistencën e sëmundjes Parkinson, dhe ishte i pari që ka identifikuar retinën e syrit. Argumenti i Ibn Rushdit për ndarjen e shkencës dhe filozofisë nga teologjia ndihmoi të hapi rrugën e kundër laicizmit. Edhe pse ai nuk ishte filozofi i parë arab për ta bërë këtë, ai shpesh shkruante se ekzistenca paraprin thelbin, një pretendim qendror që do të gjendet në ekzistencializmin. Ibn Rushdi gjithashtu argumentoi se burrat dhe gratë janë të barabartë, duke pretenduar se gratë dhe burrat posedojnë aftësi të barabartë që shkëlqejnë në luftë dhe në paqe dhe duke përmendur shembuj të luftëtareve femra dhe gjeneralët gjatë gjithë historisë. Ndikimi i tij ishte themelor në formimin e filozofisë, teologjisë perëndimore evropiane dhe gjithashtu të mendimit islam.
5. Shen Kuo
Gjatë dinastisë Song (960-1127, para Krishtit), Shen Kuo ka qenë një shkencëtar brilant, matematikan, hartograf, inxhinier dhe burrë shteti. Si një matematikan, ai konceptoi teknikat që hapi rrugën progresit aritmetik dhe trigonometrisë sferike. Ai hipotizoi se formacionet e tokës ishin rezultat i gjeomorfologjisë, duke u bazuar në fosilet detare dhe erozionit të tokës. Shen caktoi pozicionin e Yllit Polar dhe korrigjoi gabimet mbi fazat e Hënës dhe Diellit. Ai ishte i pari që zbuloi veriun me busullën magnetike. Në fushën e arkeologjisë, Shen rekomandoi përdorimin e gjeometrisë dhe optikën për të studiuar objektet e lashta. Pavarësisht nga interesat e tij shkencore, ai kurrë nuk ka zhvilluar një metodë shkencore dhe kishte një interes të thellë në kult (mistere) dhe në të mbinatyrshmen.
6. Ibn Khaldun
Ibn Khaldum ishte një dijetar brilant në Afrikën e Veriut, me origjinë arabe, që ka lindur në Tunizi, por ka udhëtuar gjerësisht në Afrikën e Veriut. Ai ishte një burrë shteti, filozof, teolog islam, jurist, historian, astronom, fizikan, ekonomist, poet dhe është konsideruar si babai i historiografisë, historisë kulturore, demografike dhe sociologjisë. Edhe pse interesi i tij më i madh ishte historia, kontributi e tij në fusha të tjera ishte i gjerë. Shkrimet e tij parashikuan më vonë sociologji dhe ekonominë. Arnold J. Toynbee, historian britanik, quajti punën më të famshëm të Ibn Khaldun, “Muqadimmah”, “një filozof i historisë, që pa dyshim puna e tij ka qenë më e madhe e këtij lloji që ka qenë ndonjëherë krijuar nga ndonjë mendje në ndonjë kohë apo vend”.
7. Abu Al-Qasim
Abu Al–Qasim njohur ndryshe në perëndim si Abulcasis, ishte kirurg, mjek dhe shkencëtar. Konsiderohet si babai i kirurgjisë moderne. Tekstet e tij mjekësore, Kitab al-Tasrfi (Metoda e Mjekësisë, enciklopedi mbi mjekësinë dhe kirurgjinë) ndikoi thellësisht në procedurat kirurgjikale islamike dhe evropiane. Ai dha përshkrimin më të hershëm mbi hemofilinë dhe përshkroi metodën e Kocher për trajtimin e shpatullave të ndrydhura. Ai u specializua në djegiet e lëkurës dhe në prerjen e gjymtyrëve. Ai shpiku apo përmirësoi rreth dyqind instrumente kirurgjikale. Shpikjet e tij si inspektimi i veshit, inspektimi i brendshëm të retrës, dhe largimin e trupave të huaj nga gryka. Mënyra e qepjes së zorrës së brendshme përdoret ende sot. Al-Qasim gjithashtu përshkroi si të bashkonte enët e gjakut gjatë operacionit dhe të përgatiste ilaçe nga distilimi. Ai ka kryer shumë operacione të përshkruara në fushat e gjinekologjisë, urologjisë dhe ortopedisë. Ai theksoi se duhet të krijohet një marrëdhënie pozitive mes mjekëve dhe pacientëve për vëzhgimin e kujdesshëm dhe diagnozat e sëmundjeve. Enciklopedia “Kitab Al Tasrif” kishte shumë ndikim në botën islame dhe u përdor nga kirurgët perëndimore për gati pesëqind vjet.
8. Sushruta
Sushruta, fizikan indian, është konsideruar si babai i kirurgjisë. Pasuesit e tij mbajtën emrin e tij, Samhita Sushruta. Sushruta demonstroi njohuri mbi qarkullimin e gjakut, limfën dhe arteriet e gjakut. Sushruta pohoi se obeziteti lidhet me çrregullimet e zemrës dhe diabetit, duke rekomanduar aktivitetin fizik në mënyrë për ta kuruar atë. Ai kreu një operacion për shërimin e gurëve në veshka, përshkroi me saktësi dhe rekomandoi trajtime për angina pectoris, hipertension dhe lebra. Sushruta hodhi themelet për kirurgjinë plastike dhe metodat e ndryshme për të mbuluar defektet fizike, duke përdorur pjesë lëkurë dhe metoda të tjera. Ai gjithashtu përshkroi metodat për “labioplasty” (reduktim të buzëve) dhe “rhinoplasty “ (kirurgjia në hundë). Samhita Sushruta udhëtoi për në Itali nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë. “Rhinoplasty” e parë në botën perëndimore u përfundua nga Joseph Konstandine Carpue (anatomist dhe kirurg anglez) në 1815, pasi studioi metodat indiane për njëzet vjet.
9. Zhang Heng
Vendas i Kinës Qendrore, Zhang Zhang Heng ishte artist, poet, matematikan, gjeograf, astronom dhe burrë shteti i dinastisë Han në Kinën Lindore (25 -220 para erës sonë). Si një artist, ai është konsideruar në listën e katër më të suksesshëm të kohës së tij dhe poezia e tij u vlerësua nga bashkëkohësit dhe kritikët e mëvonshëm. Zhang Heng shpiku sizmografinë e hershme, kaq efikase saqë mundi të zbulonte drejtimin e një tërmeti deri në 500 km (310 milje) larg. Përveç kësaj, ai përmirësoi saktësinë e orës së ujit kinez dhe shpiku edhe rrugë matësin (odometër) dhe një qerre mekanike që gjithmonë u përdorte në jug. Zhang, gjithashtu, përmirësoi sferën “armillary”, “globi i tokës” duke shtuar horizontin dhe rrathët meridian. Zhang përdori ingranazhet komplekse dhe fuqinë e ujit për të bërë që globi të rrotullohej në mënyrë që të ndryshonte pozicionet e qiellit sipas stinëve. Ai shtoi një mbështetje rrethore që paraqiste formën, fazën dhe pozitën e Hënës. Si një astronom, ai koleksionoi 2500 yje dy herë më shumë se Ptolemeu (astronom grek. 83-161 para erës sonë ). Ai besonte në një model gjeocentrik të universit dhe diskutoi formën sferike të Hënës, eklipset diellore dhe hënore, dhe fazat e Hënës. Në një epitaf të shkruar nga shoku i tij Cui Ziyu, thuhet: “Përsosmëria e talentit të tij dhe shkëlqimi i artit të tij krahasohen me ato të perëndive”.
10. Imhotep
Imhotep ishte një dijetar egjiptian. Ai është konsideruar si i pari arkitekt, fizikan dhe inxhinier. Ai ishte prift i mbretit Ra në Heliopolis dhe kancelar i Faraonit Djoser të dinastisë së Tretë. Kaq e madhe ishte trashëgimia e tij si dijetar, saqë mbas vdekjes së tij u lumturua si shenjt. Si një arkitekt dhe inxhinier, ai projektoi Piramidën e Djoser, “The Step Pyramid” në Saqqara, Egjipt nga viti 2630 deri në vitin 2611. Ai u bë i njohur për përdorimin e parë të kolonave në arkitekturë (kolona prej 62 metra). Në një pllakë në hyrje të piramidës janë vënë këto fjalë: “Vula e mbartësit, administratori i Great Mansion, dhe kreu i profetëve”. Si një fizikan, ka shkruar mbi arsyetimet e mbinatyrshme dhe përshkroi sëmundje të ndryshme duke i shoqëruar me kura mjekësore.