• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës. Regjistrojini në kurse sportive

by Java News
01/06/2023 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit. Përveç pistës prej 280 metrash, në këtë hapësirë ka edhe kënde të tjera lojërash dhe hapësira për fëmijë, në mes të parkut të gjelbër të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi në ditën e fëmijëve Akademinë e parë të Çiklizmit, u shpreh se çdo vit Bashkia e Tiranës ka surprizuar më të vegjlit me një projekt të ri për 1 Qershor.

“Stacionet më të rëndësishme të bashkisë i kemi të lidhura me 1 Qershorin. Beteja jonë e madhe e parë ka qenë për parkun e fëmijëve. Pastaj, 1 Qershorin e kaluar hapem Kopshtin Zoologjik. 1 Qershorin përpara hapem Parkun Rinia dhe më rezultojnë se të gjitha kanë qenë projekte të debatuar.a Sikur gjithë këtë energji që harxhojmë duke penguar njëri-tjetrin, ta çonim për të krijuar një qytet dhe një hapësirë më të mirë për fëmijët, do kishim ecur edhe më shpejt. Për sa kohë që çdo 1 Qershor hapet një tjetër hapësirë për fëmijët, pas parkut Rinia, këndit të lodrave, këndi TIKA, Kopshtit Zoologjik, tani kemi këtë stacion këtu, unë besoj se vërtet duhet të mësohemi me logjikën që çdo vit të jemi pak më mirë se ç’ishim vitin tjetër,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë njoftoi gjithashtu se së shpejti merr jetë projekti i përbashkët me GIZ dhe KFW për transportin e shpejtë publik në Tiranë.

“Ne sapo kemi hapur edhe garën me GIZ dhe KFW për transportin publik në Tiranë. Ky është një lajm i mirë edhe për ata që përdorin transportin privat, edhe për ata që përdorin transportin publik. Me kolegët e GIZ dhe KFW ishim në atë presionin që ta jep fushata, të thuash marrëzi të gjërave që nuk bëhen, por për ata që planifikojnë e menaxhojnë punë serioze duhen thënë vetëm ato që mund të bëhen e mund të realizohen dhe që për Tiranën eshte gjetja më e mirë. Më vjen mirë që me GIZ dhe KFW po përgatitemi për një mega projekt të lëvizjes së shpejtë me autobus, që unë besoj që është një formulë win-win, përfitojnë edhe ata që përdorin transportin publik, sigurisht edhe transporti privat,” deklaroi ai.

Veliaj ftoi l të gjithë prindërit të regjistrojnë fëmijët në sport. “Për të gjithë qytetarët, ne do të jemi të hapur çdo ditë, me fokus kryesisht në fundjavë, por kjo akademi është ftesë për të gjitha shkollat. Ftesa është edhe për të gjithë prindërit, sidomos këtë vit që jemi Qyteti Evropian i Sportit: Blini një biçikletë, regjistrojini fëmijët në një kurs sportiv, blijuni një top, merruni me aktivitet fizik! Kur shikoj që fëmijët po luajnë edhe me biçikleta, po bëjnë edhe yoga, po përgatiten edhe për kalçeto, do të thotë që i kemi të gjithë mundësitë sot. Sot nuk ka justifikime – s’ka vend, s’ka hapësirë, s’ka mundësi – sepse i kemi të gjitha këto,” e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.jfoto galeri foto galeri foto galeri

Next Post
“Ulja e tensioneve, urgjente”/ Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdor fjalën “sanksione”, janë veç pasoja

"Ulja e tensioneve, urgjente"/ Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdor fjalën “sanksione”, janë veç pasoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In