Shpëtim Gjika është ndjerë i fyer për ditën e 1 Qershorit, pasi vajzën e tij të vogël nuk e ka ftuar askush në aktivitetin e organizuar me rastin e festës.
Përmes një satusi në rrjetin facebook, Gjika ironizon duke shprehur zemërimin. “Po Era çfarë gabimi ka bërë që nuk e ftuan në festën e 1 Qershorit te Parku Rinia këtë vit? Apo edhe Era është e korruptuar dhe ka administruar keq?!”, shkruan Gjika.
Drejtoria Arsimore e Vlorës kishte përzgjedhur më parë nxënësit e shkollave për të qënë pjesë e paradës.