• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

by A R
15/05/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë në konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bashkë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile Haki Çako dhe Drejtorin e Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve dhe Municioneve Ushtarake, Ardi Veliu.

“Forcat e Armatosura mbetet një nga shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare dhe një kontributor i rëndësishëm në atë rajonale dhe ndër. Aktualisht FA-të operojnë me rreth 250 efektivë në misione operacione dhe aktivitete jashtë vendit, në kuadër të partneritetit që ne kemi me NATO-n, Bashkimin Europian apo me OKB-në”, tha ministri në nisje të fjalës së tij.

Në fokus, deklaroi ai, janë sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër e të mesme, sistemet dron dhe anti-dron, kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, fuqia e zjarrit të artilerisë, mjetet taktike të blinduara, sistemet e komunikimit të informacionit si dhe nxitja e inovacionit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Njoftoi se vetëm në 2 vitet e fundit rekrutimet te Forcat e Armatosura janë rritur me mbi 90%, ku një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve kanë arsim të mesëm dhe të lartë. “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave arrin deri në 12, 13% për çdo fazë rekrutimi.”

Meqë jemi në prag të sezonit veror i cili thuajse çdo vit shoqërohet me zjarre masive apo problematika të tjera, ministri komunikoi disa prej masave që janë ndërmarrë.

“Janë forcuar strukturat në nivel qarku, është rritur bashkërendimi institucional, janë përditësuar planet e reagimit, janë identifikuar zonat me rrezik të lartë, është forcuar monitorimi në terren, koordinimi me Policinë e Shtetit dhe janë rritur kapacitetet njerëzore teknike. Kemi një fond për mbrojtjen civile, i cili për vitin 2025 ka qenë diku 800 milion lekë, ndërsa për 2026-ën parashikohet të arrijë deri në 1 miliard. Paralelisht, nuk janë ndalur në asnjë moment trajnimet, stërvitjet në përputhje me mekanizmin europian të mbrojtjes civike”, bëri me dije ai.

Edhe Çako vuri theksi te fenomeni i përsëritur i zjarreve.

“Të gjitha strukturat kanë mekanizmat për të përballuar zjarret, korriku dhe gushti dihet që krijojnë situata të jashtëzakonshme, sikurse jemi në kontakt me mekanizmin europian. Jemi mbështetur edhe gjatë 2025-ës apo vite të tjera”, tha Kreu i Emergjencave Civile.

Më tej, Nufi nuk la pa përmendur marrëveshjen e firmosur në fund të prillit 2026 midis kompanisë shqiptare KAYO SH.A dhe gjigantit italian Fincantieri, moment i cili sipas Nufit, shënon një zhvillim strategjik për industrinë detare në Shqipëri. Nga ana tjetër, administratori i kompanisë “Kayo” bëri të qartë se të gjitha kontratat e kompanisë janë publike dhe transparente.

Sipas tij, çdo person që ka interes mund t’i gjejë shumë lehtë të publikuara.

“Në çdo rrethanë që ne kemi bashkëpunuar të gjitha kontratat tona janë publike dhe transparente. Gjithçka është tepër transparente dhe nuk ka asnjë arsye në vetvete që ne të fshehim kontrata. Kontratat në vetvete janë tejet transparente”, tha administratori i “KAYO”, tha Veliu.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u ndal te marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci e cila synon të forcojë bashkëpunimin mes tre shteteve, ndërsa theksoi se bashkëpunimi me Kosovën lidhet me prodhimin e armëve. Sipas tij, synimi kryesor mbetet zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut dhe garantimi i stabilitetit në rajon.

“Qëllimi i marrëveshjes është që të nxisim bashkëpunimin mes tre shteteve. Bashkëpunimi me Kosovën është për prodhimin e armëve. Synimi është që të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë është që të zgjidhen dhe të ketë një stabilitet në rajon.”

Nufi foli edhe për marrëveshjen me qeverinë izraelite për prodhimin e dronëve, duke mohuar lajmet për pezullimin e kontratës dhe duke theksuar se marrëveshja vijon normalisht mes palëve. Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë arsye të shkelë kontratën, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ushtarak dhe bazat ushtarake zhvillohen në kuadër të marrëdhënieve shtet me shtet.

“Ne kemi një marrëveshje për prodhimin e dronëve me qeverinë izraelite. Ka qarkulluar në lajme që kjo kontratë është pezulluar, ndërkohë që kontrata vazhdon. Nuk parashikoj dot asnjë proces. Nuk kemi asnjë arsye, që të jemi nga ana jonë në shkelje të kontratë për aq kohë sa kontrata funksionon njësoj tek të dyja palët. Nuk është një shoqëri që ne e zgjidhëm rastësisht. Bazat ushtarake janë në kuadër të marrëdhënieve shtet me shtet”, deklaroi ministri.

Next Post
“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

"Investigimi" i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com