• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 mld lekë investim në shkollën ‘Hamdi Bushati’, Klosi në Shkodër: Me rëndësi mbetet cilësia

by Java News
06/11/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 miliard lekë është investimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, morën pjesë në fillimin e punimeve në këtë shkollë, punime të cilat në mënyrë simbolike i nisën dy nxënës të kësaj shkolle.

Ministrat Klosi e Bushati theksuan se degradimi i arsimit profesional, shkatërroi lidhjen e edukimit me tregun e punës.

Për vitin shkollor 2016-2017, është trefishuar numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional, ndaj sfida e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tani është cilësia.

Do të nisë një fazë e dytë investimesh në të gjitha shkollat dhe mësuesit do t’i nënshtrohen trajnimit, por edhe testimit për të siguruar se janë në lartësinë e detyrës për të ofruar mësimdhënie me cilësi në shkollat e arsimit profesional, raporton report tv.

“Jemi në një nga shkollat me emër shumë të nderuar në Shkodër, shkolla profesionale “Hamdi Bushati”, simbol i arsimit profesional në Shkodër dhe kemi menduar që për të dyja shkollat profesionale në qytet “Hamdi Bushati” dhe “Arben Broci”, të bëjmë investime sinjifikative”, tha Klosi në nisje të fjalës së tij.

“Kjo shkollë do të marrë një investim nga buxheti i shtetit rreth 1 miliard lekë, dhe punimet do të përfundojnë brenda qershorit të vitit tjetër, në mënyrë që në shtator të vitit 2017 të dyfishojmë numri e nxënësve që zgjedhin arsimin profesional në qarkun e Shkodrës”, vijoi ai.

“Përveç infrastrukturës së shkollës, për ne ka shumë rëndësi cilësia e ofrimit të mësimit, prandaj këto investime do të shoqërohen me investime në laboratore dhe trajnime të mësuesve dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle. Brenda vitit të ardhshëm, në kuadër të rritjes së cilësisë së arsimit dhe formimit profesional do të trajnohen dhe do të testojmë të gjithë mësuesit e arsimit profesional”, përfundoi Klosi.

Next Post

Hamshori i Gjirokastrës nga veteriner kooperative në kryetar gjykate!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In