• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“1 milion euro për kokën e Benzemasë”/ Hoxha: Ja si 19-vjeçari shqiptar e vrau në Bagdad

by Java News
20/01/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit më të madh irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha tha se për vrasjen e Benzemasë shpirblimi i vënë ishte 1 milion euro. Ekzekutori sipas tij është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare banues në Suedi i identifikuar si Xhuliano Prenga.

Sipas Hoxhës, Prenga mund të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Aljiburit, pasi është e pamundur që një adoleshent të shkojë në Bagdad dhe të vrasë në atentat një nga njerëzit më të mbrojtur.

Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Xhuliano Prenga dyshohet se të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Mustafa Aljiburit, i njohur me nofkën “Benzema” pasi i ngjante dhe imitonte futbollistin, që të kryente këtë vrasje. Jepeshin 1 milion euro për atë që vriste Benzemanë. Nuk e dimë është bërë apo jo kjo pagesë. Kur I ka kërkuar para nënës që të shkoj në Bagdad ajo nuk Ia ka dhënë. Xhuljano I tha që kam një mik që më ka ftuar aty, por e ëma nuk ka pranuar dhe nuk Ia ka dhën lekët e biletës. Ai jeton në Suedi.

Ja kanë prerë biletën ata që e kanë nisur. Ka shkuar më datë 7 në Bagdad, edhe duket që është ngjarje e organizuar pasi nuk ka mundësi një 19-vjeçar sado I trajnuar dhe I vendosur të shkojë në Bagdad në një qytet të panjohur, të gjejë armë zjarri dhe të godasë një person kaq të mbrojtur siç është Aljiburi. Kjo do të thotë që një strukturë e tërë e ka ndihmuar që ai ta bëjë këtë gjë.

Ai ka marrë informacion që Aljiburi ka qenë në rrugën që lidh aeroportin me qytetin, rruga më e dendur që ka Bagdadi. Ai shkon me motor dhe e gjen në një moment kur trafiku nuk është i ndaluar, por makinat lëvizin me shpejtësi të vogël. I afrohet me motor, në një moment zbret nga motori dhe e qëllon 14 herë. Benzema ishte i vetëm në makinë, por kishte shoqërues, para dhe mbrapa.

Sipas të dhënave ata që kanë organizuar ngjarjen kanë menduar që mund ta vrasin aty Xhuljanon, por ai është treguar i shkathët dhe është larguar nga vendngjarja. Për shkak të komunikimeve me radio të policisë, 10 minuta më mbrapa, një patrull policie godet motorin dhe ai ka tentuar të largohet me vrap, por më pas është arrestuar”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

November 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

November 28, 2026
20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

November 28, 2026
“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

November 28, 2026
U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

November 28, 2026
Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

November 28, 2026
Republika popullore e protestës

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

November 28, 2026
Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

November 28, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In