• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“1 mijë euro”, dënohet i riu që i vodhi adresën e facebook-ut punonjëses së televizionit

by A R
01/04/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dua 1 mijë euro, po deshe të të kthej profilin në ‘Facebook’”.

Një 16- vjeçar i është përgjigjur në këtë formë zotërueses së një profili në rrjetin social në internet, së cilës i kishte marrë fjalëkalimin

Nga ana tjetër, e dëmtuara Romina K., punonjëse në një televizion kombëtar në Tiranë, nuk e ka lënë me kaq, por e ka kallëzuar “hajdutin” e faqes së saj në polici. Veprimet e mëtejshme kanë zbuluar se autori i vjedhjes së faqes së saj ishte Kristi S.

Ai u procedua penalisht dhe përfundoi si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi atë të fajshëm dhe e dënoi me 4 muaj heqje lirie.

Përfundimisht, Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e të riut, aktualisht 19 vjeç, në liri me kusht për një periudhë 2- vjeçare.

Sipas vendimit të Gjykatës, më datë 10 korrik 2014, Romina K., punonjëse pranë një televizioni publik në Tiranë, ka bërë kallëzim penal, pasi persona të paidentifikuar prej saj kanë ndërhyrë në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, me emrin “Tifozët Gjermanë”.

Në komunikimin që ka pasur me personin e dyshuar, ky i fundit i ka thënë që duhej të paguante shumën 1000 euro për t’i kthyer profilin e marrë. Mes të tjerash, shtetasja Romina K. ka deklaruar se pas bërjes së kallëzimit, ka bërë verifikim dhe ka mësuar se përdoruesi i faqes ishte lidhur me një profil tjetër.

Duke ndjekur këto iniciale, shtetasja Romina ka konstatuar se ky profil ishte i lidhur me faqen “Seria A. shqip” dhe në këtë faqe ishte emri A.N. Bazuar në këto të dhëna, punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe pyetjen e tij.

Mes të tjerash, ai ka deklaruar se njeh një person me emrin Kristi S., i cili i ka dorëzuar një njësi kompjuterike. Nga ekspertimi i kësaj njësie, është provuar se prej saj është vizituar profili “Tifozët Gjermanë”./Panorama/a.m.

Next Post
“Kaubojsi” rrihet në Prizren, Ndocaj e mohon, prokuroria kosovare: Arrestuam 2 persona

Deputeti “Kaubojs” ngatërrohet keq: Të mbajmë një m*t...minutë heshtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com