Drejtues të Policisë së Tiranës dhe Departamentit të Antiterrorit sapo kanë përfunduar një mbledhje në Ministrinë e Brendshme për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë protestës së sotme për teatrin.
Mësohet se rreth 1 mijë efektivë do të angazhohen.
Në shërbim të përforcuar do jenë gjithë komisariatet e Tiranës.
Po kështu FNSH, Renea dhe forca të gatshme nga qytetet e tjera do të jenë në të gatishmëri në rast se do ketë nevojë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do ti bashkohet edhe opozita.
/e.rr