• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 Maji / Veliaj: Gati për vitin e ri shkollor, përfitojnë 1 mijë nxënës

by A R
17/06/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën 9-vjeçare “1 Maji” me ambiente krejtësisht të reja dhe me kushte moderne. Krahas nismave për rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe me shkollat, me synimin për të ulur orët mësimore me dy turne. Në vijim të fushatës “Tirana, 1 vit në punë”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal për të inspektuar punimet për rehabilitimin e shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, ku mësojnë 1015 nxënës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të jetë në punë gjatë gjithë verës për të garantuar mbylljen e rikonstruksionit të shkollës brenda afatit.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që teksa ata përgatiten për të shkuar me pushime, Bashkia e Tiranës do të jetë në punë, po ashtu kontraktorët, DAR-i dhe drejtuesit e njësisë administrative, për t’u siguruar që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë një shkollë fantastike. Shkolla “1 Maji” do të hapet në 1 shtator për mbi një mijë fëmijë të zonës “Ali Demi” dhe besoj se do të jetë një nga shkollat më të mira në Tiranë. Këtu kemi investuar rreth 400 milionë lekë, çka është një shumë e konsiderueshme për një komunitet, i cili gjatë gjithë këtij viti ka paguar taksat dhe detyrimet ndaj bashkisë. Kjo është mënyra më e mirë se si i themi komunitetit që këto para po ua kthejmë mbrapsht në investime”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se shkolla “1 Maji” është edhe pjesë e projektit të qendrave komunitare, në mënyrë që të shfrytëzohet jo vetëm nga fëmijët që mësojnë aty, por edhe i gjithë komuniteti për orët e pasdites ose në fundjavë.

“Më vjen mirë që kjo shkollë do të përfshihet nga projekti ynë i qendrave komunitare, do të ketë një palestër, me kapacitet të përmasave zyrtare të ndeshjeve. Pas orëve të mësimit do të jetë komuniteti që do ta shfrytëzojë. Çdo investim i bashkisë do të ketë përdorim maksimal, që do të thotë se gjatë orëve të mësimit do të shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës dhe gjatë pasditeve do të jenë anëtarët e komunitetit që mund ta shfrytëzojnë për më shumë sport, aktivitet fizik dhe një jetë më të shëndetshme”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë solli në vëmendje punën që është bërë gjatë këtij viti të parë, e cila ka pasur në fokus të rinjtë.

“Ky ka qenë vit fantastik për Bashkinë e Tiranës. Shumë shpejt mbushim vitin tonë të parë. Në këtë vit e kemi kthyer Tiranën në punë dhe më vjen mirë që pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” në fakt është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe 23 kopshtet. Shumica prej tyre janë pranë përfundimit dhe nëse viti i parë ishte i çerdheve, viti i dytë i kopshteve, duam që viti i tretë i Bashkisë së Tiranës të jetë viti i shkollave”, theksoi ai. Gjithashtu, ai shtoi se investimet e bashkisë së kryeqytetit në zonën “Ali Demi” do të vijojnë jo vetëm më rikonstruksionin e shkollës, por edhe me zgjerimin e rrugëve.

“Do të vazhdojmë me disa investime në njësinë 1, kemi gjetur një dakordësi për të bërë një zgjerim të të gjithë trotuareve, nga rruga “Ali Demi” deri sipër në Shkozë. Ndaj dua të falënderoj gjithë banorët për korrektësinë dhe për faktin që kanë pranuar të zhvendosin pak pronën e tyre në të mirë të pronës së përbashkët dhe të përdorimit të përbashkët të këtyre aseteve”, u shpreh Veliaj.

Rikonstruksioni i shkollës “1 Maji”, e cila është ndërtuar në vitin 1947, ka një vlerë prej rreth 44.7 milionë lekësh të reja. Projekti parashikon krijimin e ambienteve te reja sanitare, palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, rikonstruksionin e sistemit elektrik, të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, por edhe të sistemit të ngrohjes dhe rrjetit kundra zjarrit. Ambientet e reja të shkollës pritet të jenë gati me nisjen e vitit të ri shkollor. (java / r.a)

Next Post

(FOTO) Deputetja e PS-së besimtare, mbulohet për Ramazan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

August 11, 2026
Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

August 11, 2026
“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com