• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 maji, ditë reflektimi/ Ruçi: Do të bëjmë më të mirën që të gjithë të kthehen sa më shpejt në punë

by Java News
01/05/2020 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka në kuadër të ditës së 1 majit, shkruan se dita e sotme është një ditë reflektimi.

Ruçi shprehet se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë

Ai shton se Kuvendi dhe qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës;

Ruçi: E kam për nder t’u drejtohem sot të gjithëve ju, punëtoreve dhe punëtorëve të Shqipërisë, që me punën tuaj të përditshme ndërtoni jetët e familjeve e fëmijëve tuaj dhe me modesti e pa u ndier kontribuoni në ndërtimin dhe gjallërimin e ekonomisë së Shqipërisë. Në zhvillimin dhe përparimin e vendit, në rritjen ekonomike dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies, është djersa dhe investimi juaj. Ekonomia jonë po rritet e do të rritet, teknologjia po përparon e do të përparojë, shkenca po i paraprin e do t’i paraprijë prodhimit, industrisë, bujqësisë e shërbimeve. Por asgjë nuk arrihet pa kontributin, energjitë, përkushtimin dhe thjeshtësinë e duarve tuaja të arta, në cilindo sektor ku punoni.

Sot për mua është një ditë reflektimi. Për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës; për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore në paga; për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj; për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për mbrojtjen nga papunësia e varfëria; për mbështetjen e invalidëve të punës; për integrimin e personave me aftësi ndryshe; për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore; për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt rritjes së aftësive punë-krijuese.

Ne duhet të kemi parasysh se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë; burim për kujdesin për fëmijët, familjen dhe të moshuarit; mjeti për të plotësuar ëndrrat e vajzave e djemve të Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë në atdheun tonë të bukur; një burim dhe forcë për të realizuar zhvillimin individual dhe prodhuar ndryshimin shoqëror. Aktualisht ne po dalim nga dy gjendje të jashtëzakonshme dhe unë e kam të qartë se pasojat më të rënda rëndojnë dhe sakrificat më të mëdha janë kërkuar nga ju, gra dhe burra të Shqipërisë, që punoni në fabrika apo fasoneri, në spitalet a shërbime të tjera kujdesi, në serra apo ngastrat tuaja, në dyqanet e bizneset tuaja të vogla të ngritura me njëmijë sakrifica; në kantieret e ndërtimit, shërbimet ndaj familjeve e qytetarëve.

Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës; që fëmijëve tuaj t’u kthehet sa më parë buzëqeshja dhe ta rigjejnë njeri-tjetrit në bangat dhe oborret e gëzuara të shkollave; që ju dhe familjet tuaja të gëzoni të mirat dhe lumturinë e jetës. Ne do të bëjmë më të mirën që as tërmeti, as pandemia e koronavirusit, të mos dëmtojnë themelet e mirëqenies së punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrrat e fëmijëve tuaj për të ardhmen.”

g.kosovari

Next Post
Merkel rihap parqet, kopshtet zoologjike dhe muzetë, ja çfarë thotë për rinisjen e udhëtimeve në Europë

Merkel rihap parqet, kopshtet zoologjike dhe muzetë, ja çfarë thotë për rinisjen e udhëtimeve në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In