• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 javë “divorc”, kompania që krijoi ChatGPT rikthen CEO-n e shkarkuar pasi e zëvendësoi Mira Murati

by A R
22/11/2023 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 javë ka zgjatur “divorci” mes OpenAI dhe CEO-s së shkarkuar Sam Altman. Kompania që krijoi ChatGPT ka rënë dakord për një marrëveshje që Altman, i cili u zëvendësua dy herë, nga shqiptarja Mira Murati dhe Emmett Shear, të kthehet si shef ekzekutiv pasi bordi vendosi për largimin e tij.

Rikthimi i Altman vjen pas një rebelimi nga stafi i OpenAI, të cilët kërcënuan të gjithë me dorëheqje.

Shumica dërrmuese e tyre thanë se do të largoheshin dhe do të punonin për Microsoft nëse anëtarët e bordit nuk jepnin dorëheqjen dhe nëse Altman bashkë me aleatin e tij dhe presidentin e kompanisë Greg Brockman, i cili u largua në solidaritet me CEO-n, nuk do të riktheheshin në detyrë.

Dyshja pas largimit u punësuan nga Microsoft, investitori më i madh i OpenAI, në një projekt të ri kërkimor të inteligjencës artificiale (AI).

Brockman ishte entuziast për marrveshjen duke thënë se ai “po i kthehej kodimit”.

Ndërkohë Altman tha: “Unë e dua OpenAI dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku. Kur vendosa t’i bashkohem Microsoft-it të dielën në mbrëmje, ishte e qartë se ishte rruga më e mirë për mua dhe ekipin. Me bordin e ri dhe me mbështetjen e Satya-s [CEO i Microsoft], mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft.”

Sakaq, marrëveshja e rikthimit “në parim” përfshin edhe instalimin e një bordi të ri drejtues.

Ai do të kryesohet nga ish-CEO i Salesforce dhe bashkë-krijuesi i Google Maps, Bret Taylor, dhe CEO i Quora, Adam D’Angelo.

Bordi, i cili funksionon mbi baza jofitimprurëse, ndryshe nga bordet konvencionale, do të përfshijë edhe ish-sekretarin e thesarit të SHBA-së dhe profesorin e ekonomisë, Larry Summers.

Në një postim në platformën X, OpenAI njoftoi: “Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet në OpenAI si CEO me një bord të ri, që përbëhet nga Bret Taylor (Kryetar), Larry Summers dhe Adam D’Angelo.”

Bordi i OpenAI operon në një bazë jo komerciale, ndryshe nga kompania, pasi fillimisht u themelua si një organizatë jofitimprurëse me qëllimin e ndërtimit të AI të sigurt dhe të dobishme “për të mirën e njerëzimit”.

/a.r

Next Post
VIDEO /  Djegia e flamurit serb në Tiranë, proteston Beogradi: Dëmtohen marrëdhëniet mes dy shteteve! Autorët të dënohen

VIDEO / Djegia e flamurit serb në Tiranë, proteston Beogradi: Dëmtohen marrëdhëniet mes dy shteteve! Autorët të dënohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In