• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

1 gol baraz 1 milion euro!

by Artan Fuga
20/06/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Pa dyshim ata bënë gjithçka mund të bënin për të lartësuar vlerat e futbollit të shqiptarëve. Padyshim ata dhanë një imazh të mirë për Shqipërinë.

Po përse duhej t’u jepesh edhe 1 milion euro dorovitje si shpërblim nga shteti shqiptar nëse është e vërtetë ajo që thonë mediat?

A nuk është një nder të jesh pjesë e përfaqësueses? Cfarë duhen edhe paratë përmbi tortë! Poqese nuk vinte njeri të luante dakord, por janë pa fund ata që duan si futbollistë të kontribuojnë. Pra, nga pikëpamja e ofertë – kërkesës nuk ka asnjë arësye.

Po ja, meqë që luajtën mirë. Bukur por paratë si shpërblim nuk i mori shteti, por federata mbase, pra është federata që duhet t’i shpërblejë dhe mirë madje sepse çdo punë meriton shpërblim thotë ai që u ngrit tre ditë pasi e kishin kryqëzuar. Pra, edhe si e drejtë shpërblimi i takon tjetërkujt ku detyrim.

Federata e pasur t’u jpi çunave të që meritojnë…

Po ata dhanë për Shqipërinë. Sigurisht. Por, edhe Shqipëria u dha atyre logon e vet. Ata janë bërë të njohur, u rritet vlera në merkaton e futbollit, i kërkojnë klube që i njohin tashmë etj. Pra, me Shqipërinë janë jek e jek. Morrën prej saj dhe i dhanë asaj.

Se me ato lekë unë do të desha që të blihen dozat e duhura për mjekim për ata që vuajnë nga metastazat dhe nuk gjejnë mundësi për mjekim veç duke u rrënuar ekonomikisht.

Mos sillemi edhe ne shtet i varfër si sheikët që dorovisin.

Dhe shikoni! Nuk jepet paraja për të promovuar njerëzit që të arrijnë sukses, ata futbollistë që kanë nevojë për mbështetje që të shkëlqejnë. Jo, u jepet atyre që e kanë arritur tashmë suksesin, pra jepet si shpërblim, jo si mbështetje, sigurisht na kanë nderuar, por edhe kanë përfituar edhe vetë nga ai sukses i merituar.

Logjika e përkrahjes të atij që ka, të atij që ka sukses, jo e atij që nuk ka dhe kjo e bën të mos shkojë në rrugën e suksesit!

Jepet paraja për atë që shkëlqen, jo për atë që në hije vuan e nuk ngre kokë, jo se nuk ka talent, por sepse nuk ka mjete financiare.

Si thoshte ai filozoi nga Nazreti? Ata që kanë do të marrin edhe më shumë, ata që nuk kanë do u merret edhe ajo pak që kanë.

E dinte ai, ishte i gjithëditur.

Nejse, kjo për kullandrisjn e lekëve publike, për t’u dhënë hakun edhe futbollistëve, por edhe për të mos na harxhuar paratë tona.

Sa për futbollistët!

I morrët?

Gjak e dhjamë ju bëfshin!

1 gol = 1 milion euro.

Vlerë sheikësh “per gol”

Next Post

I thyen karrigen në trup bashkëshortes, arrestohet 47-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In