1 dhjetori njihet ndryshe si Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA).
E vendosur që në vitin 1988, kjo datë është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.
HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, jo vetëm në Shqipëri, por për në mbarë botën.
Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale, transmeton Rel.